Gjermania kundërshton pezullimin e ndihmës humanitare për Palestinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania është kundër pezullimit të ndihmës humanitare për popullin palestinez, i cili varet prej saj për nevojat e tij jetike, tha Ministrja e Jashtme Analena Burbock pak para këshillit të urgjencës së ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ajo i bëri thirrje Autoritetit Palestinez që të distancohet nga Hamasi.

“Do të ishte një gabim i plotë të pezullohej ndihma humanitare për popullatën civile, pasi miliona njerëz në territoret palestineze, duke përfshirë shumë fëmijë, varen nga ne për furnizime me ushqim, ujë dhe ilaçe,” tha Ministria e Jashtme në një deklaratë. Megjithatë, qeveria gjermane pezulloi dje ndihmën zhvillimore për territoret palestineze, për të rishikuar detajet e disponimit të saj.

“Evropa qëndron e bashkuar në anën e Izraelit. Terrorizmi i Hamasit është një pikë kthese dramatike dhe ka sjellë nivele të paparë dhune dhe frikë tek populli i Izraelit. Jemi thellësisht të tronditur. Mendimet tona janë me familjet e qindra të vdekurve. Takimi ynë urgjent sot është shprehje e solidaritetit tonë me Izraelin”, thekson zonja Burbock në deklaratën e saj.

“Vuajtja dhe vdekja e civilëve palestinezë është pjesë e strategjisë së terroristëve. Ajo që është veçanërisht tinëzare është se Hamasi fshihet në këtë situatë pas popullatës civile. Edhe në këtë situatë shumë të veçantë, mbrojtja e popullatës civile është prioriteti kryesor. Skenari i terrorizmit nuk duhet të ketë sukses. Hamasi dëshiron të ndezë një zjarr me terrorizmin e tij. Tani është e rëndësishme të parandalojmë aktorët e tjerë në rajon që të hedhin benzinë ​​në zjarr”, përfundon ministri i Jashtëm gjerman./I.S

Të fundit

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

E rëndë në Pogradec, gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit

Gjendet një person i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit. Burime bëjnë me dije se është gjetur një i moshuar nga pushuesit në breg...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Nga Mero Baze Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e...

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet!

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi, veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen në galeri ndërkombëtare dhe...

Lajme të tjera

Web TV