Në krye të detyrës për të informuar botën/ Lufta në Izrael merr jetën e shumë gazetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta e përgjakshme mes Izraelit dhe Hamasit po merr pa dallim shumë jetë njerëzish.

Sipas raprtimeve të mediave të huaja disa gazetarë po sakrifikojnë jetën e tyre ndërsa mbulojnë dhe raportojnë luftën, në krye të detyrës.

Mësohet se të paktën shtatë gazetarë janë vrarë në Rripin e Gazës që kur Hamasi filloi sulmin e tij të shtunën, sipas grupeve të lirisë së shtypit dhe raporteve të medias.

Gjithashtu bëhet me dije se ky numër mund të rritet edhe më tej në ditët në vijim pasi Izraeli kryen sulme hakmarrëse kundër Hamasit, ndërkohë që grupi terrorist vazhdon të kryejë ofensivën e tij kundër shtetit hebre.

Gjakderdhja nënvizon rrezikun shumë real që gazetarët marrin përsipër ndërsa raportojnë nga zonat e konfliktit, duke mbledhur informacion në rrethana jashtëzakonisht të vështira për të mbajtur botën të informuar dhe për t’i mbajtur autoritetet përgjegjëse në dijeni për atë që po ndodh në terren.

“Në shumë mënyra, gazetarët më të cenueshëm janë ata që duhen më shumë,” vuri në dukje të martën Sherif Mansour, një koordinator i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve që mbikëqyr Lindjen e Mesme./    S.M

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV