Sa preket vendi ynë nga lufta në Izrael? Eksperti ngre alarmin: Cënon sigurinë kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i Ekonomisë, Eduart Gjokutaj foli për risqet që i afrohen Shqipërisë, nga vala e konflikteve në rajon, e më konkretisht nga lufta në Izrael.

Gjokutaj, tha se Shqipëria preket në një farë mënyre edhe nga lufta në Izrael, pasi projektet e të ardhmes që ishin parashikuar mes dy vendeve për momentin do të jenë në një periudhë stopimi.

Eksperti ngriti alarmin për luftimin e informalitetit në vend, pasi sipas tij, “cënon edhe sigurinë kombëtare.

“Çdo veprim, kërcënim i jashtëm gjen bashkëpunëtorë të brendshëm dhe ata pa një terren ekonomik, natyrshëm nuk mund të veprojnë. Në këtë mes qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme”, tha Gjokutaj.

“Do ishte me vlerë që të mos përhapej kjo valë e konflikteve. Por të gjitha pretendimet dhe ato që janë fashitur gjatë dekadave të fundit kanë gjasa të shpërthejnë dhe mos harrojmë shtetin e Iranit, i cili është një përkrahës direkt i shteteve që luftojnë Izraelin dhe është një prodhues i madh nafte por edhe i teknologjive të mëdha luftarake.

Shqipëria preket, se e lë veten që të ekspozoje endja risqeve. Nuk arrin të përmbushë ato lloj objektivash që të jene të afta për të përballuar situata të tilla dhe ktu ka të bëjë me sigurinë kibernetike e cila u duk si një nismë e mirë, por në fakt krijoi një të çarë të madhe në publik pasi rrjedhja e të dhënave nuk ishte diçka e vogël.

Sa i përket pjesë ekonomike, Shqipëria nuk është se u prek nga lufta Rusi-Ukrainë, por u prek pasi vetë ata që ishin partnere, Gjermani, Italia, Greqia, patën ndikime në furnizimet e tyre dhe reflektuan në çmimet e produkteve që merrnim nga importi.

Lexo edhe :  Shëngjin/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

Ekonomia jonë e cila prodhon naftë, nuk arriti ta ndjente lehtësimin, ndërsa vendet e tjera e patën këtë lehtësim dhe këtu është prapë përgjegjësia e politikës, e cila është treguar papërgjegjshme.

Me Izraelin kemi një përforcim të marrëdhënieve ekonomike, sidomos në teknologji, pasi Shqipëria plotëson ato boshllëqe që ka. Ne nuk jemi partnerë kryesore, por për ne është i rëndësishëm. Rrezikohen ato projekte të të ardhmes që lidhen me investitorë të ndryshëm izraelitë të cilët kanë shfaqur dashamirësi, dhe të gjitha këto vihen në një periudhë stopimi.

Duhet të shtrëngojmë ato detyra të pabëra, të forcohet integriteti i ekonomisë përmes luftimit të informalitetit, çka në vetvete cënon sigurinë kombëtare, pasi çdo veprim, kërcënim i jashtëm gjen bashkëpunëtorë të brendshëm dhe ata pa një terren ekonomik, natyrshëm nuk mund të veprojnë.

Në këtë mes qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme.”, tha eksperti./   S.M

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV