Ushqimi më i mirë i vjeshtës për të humbur peshë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është ajo periudhë e vitit kur ideja për t’u çlodhur mund të tingëllojë pak më tërheqëse sesa të filloni të ushtroheni për të rënë nga pesha.

Por në fakt, a do të mund ta besonit që ekziston një ushqim i caktuar i kësaj stine, që mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për të ngrënë dhe për të mos shtuar peshë?! Po, ai ekziston dhe është pikërisht kungulli.

Sipas të dhënave ky ushqim mund t’ju ndihmojë të qëndroni në formë dhe ndërkohë korrni edhe shumë përfitime shëndetësore.

Fakte rreth vlerave ushqyese të kungujve!

Vetëm 1/2 filxhani me copëza kungulli përmban: 40 kalori, 0 g yndyrë, 0 mg kolesterol, 5 mg natrium, 10 g karbohidrate, 3 g fibra, 4 g sheqerna, 0 g sheqerna të shtuar, 1 g proteina.

Këto fakte janë një fillim i shkëlqyer për të kuptuar se pse kungulli mund të konsiderohet si një ndihmë e vlefshme për ata që duan të bien nga pesha.

Në paraqitje, një kungull i qëruar mund t’ju ngjasojnë me një pjepër dhe njëjtë si pjepri ai përmban shumë ujë.

Pikërisht ky element i bën kungujt shumë të dobishëm për humbjen e peshës.

Shtojini kësaj përmbajtjen e fibrave dhe sheqerin e ulët, ju mund të shihni se si kungulli është një ushqim që jep shumë të mira dhe gjithashtu shpëlan trupin tuaj nga toksinat.

Si mund t’i konsumoni kungujt?

Pjekja e një kungulli është relativisht një proces i lehtë.

Provoni ta prisni në pjesë të vogla, hiqni farat më pas vendosni pjesët e tij në një tavë me pak ujë për të ruajtur lagështinë ndërsa piqet.

Kur ta nxirrni nga furra, bëjeni pure dhe shërbejeni si një shoqërues në ndonjë nga vaktet tuaja.

Lexo edhe :  Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Ju gjithashtu mund t’i shtoni pjesët e tij në një sallatë zarzavatesh.

Farat e kungullit nuk ka pse të shkojnë dëm! Piqni dhe shtojini në sallatë ose gatime të ndryshme, pasi edhe ato përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme për organizmin./  S.M

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV