Rama dhe Kurti të ndarë në stadium/ Reagon Veliaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për News24, komentoi prezencën e kryeministrit Edi Rama me atë të Kosovës, Albin Kurti në ndeshjen e kombëtares në stadiumin “Air Albania” kundër Çekisë, të ndarë.

Veliaj u shpreh se Shqipëria, përfshirë kryeministri ka qenë gjithmonë më dorë të shtrirë ndaj Kosovës, referuar sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Më tej ai shtoi se të kërkosh që gjesh fajtorin te Tirana kur sulmi erdhi nga një vend tjetër, është sikur të humbasësh pyllin për një pemë.

“Unë nuk i di detajet pasi nuk isha në stadium, por e pashë ndeshjen e kombëtares në sheh me qytetarët. Misioni i të gjithëve ne nuk është të qëmtojmë alibi për të treguar se gjërat nuk shkojnë. Fakti që kryeministri i Kosovës ishte në stadium për të mbështetur kombëtaren tonë dhe jo për të vazhduar këtë lojën në dhe ju, ne jemi të njëjtët. Në këtë sens nuk e di qëndrimin zyrtar, por di të të qeverisë dhe kryeministrit tim. Di që kryeministri dhe qeveria ime ka bërë atë që 2quhet ‘reaching out’, të shtrijë ai dorën e parë në çdo takim, samit. Si të shkojë për takime në Kosovë, kur pala tjetër ka pasur impenjime dhe nuk ka qenë e gatshme për ta mirëpritur. Do të them që të paktën filozofinë e qeverisë time e kuptoj. Kemi qenë gjithmonë me dorë të shtritë. Nuk dua që këto lemza të vogla, cic-mice duhen hiperbolizuar. Gëzohem për këdo që vjen në Tiranë dhe për Albinin që vjen janë Tiranë.  Di që kryeministri reagoi dhe ne si bashki po ashtu. Të gjesh fajtorin te Tirana kur terroristët erdhën nga një vend tjetër është si të humbasësh pyllin për një pemë.”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj./e.t

Të fundit

Panairi i Librit në Leipzig, BKK: Stenda e Kosovës me vizitorë të shumtë

Është hapur Panairi i Librit në Lajpcig, një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e librit ndërkombëtar. Edhe këtë...

Grekët zhvillojnë industrinë shqiptare të jahteve

Investimet greke në Shqipëri po vërshojnë në sektorin e turizmit. Investitorët grekë i kanë dhënë një hov industrisë së jahteve dhe kroçereve në jugun...

Bajrami po afron, receta tradicionale e bakllavasë hap pas hapi

Festa e Bajramit është vetëm dy ditë larg dhe përgatitjet fillojnë që më herët. Sipas traditës, për drekë Bajrami përgatiten disa ushqime të ndryshme...

Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është...

Çfarë është sindroma e Kasandrës? Si ta identifikoni e ta kapërceni

Ka njerëz që kanë një intuitë të fortë, një aftësi për të parashikuar që një problem do të ndodhë ose një ndjeshmëri të lartë...

Lajme të tjera

Web TV