Rrebeshe shiu dhe ditë me diell/ Mësoni çfarë ka “rezervuar” moti këtë javë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo javë do të sjellë vjeshtën në territorin e vendit tonë. Lajmin e ka bërë të ditur sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” .

Porja ka thënë se deri në mesin e javës pritet që të kemi temperatura më të freskëta e me reshje shiu, ndërsa e enjtja dhe e premtja duke vijuar me fundjavën, do të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Lajda Porja: Kanë nisur edhe tiparet e vjeshtës. Tashmë reshjet kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit. Do të ketë ndërprerje për disa orë, por do të fillojnë sërish në pjesën e dytë të ditës. Ndërkohë, në veri do të fillojnë disi më herët.

 Në qendër dhe në zonat e jugut do të fillojnë në orët e vona të mbrëmjes duke bërë që sërish gjatë natës sonte, të kemi reshje. Nesër madje presim që të kemi rrebeshe në pjesën më të madhe të territorit. Herë pas here do të shoqërohen dhe me fuqizim të parametrit të erës.

Ndërkohë, dita e mërkurë do të ketë reshjet prezente, por do të jenë më të pakta dhe të përkohshme. Parashikohet një përmirësim i motit duke filluar nga mesi i javës, nga e enjtja, përfshirë këtu dhe fundjavën edhe jemi sërish nën ndikimin e kthjellimeve, vranësirave, por reshjet mbeten prezente vetëm përgjatë pjesës së parë të javës, nga dita e sotme, deri ditën e mërkurë.

Përsa i përket situatës termike, pas një fundjave të nxehtë, presim të kemi temperatura të ulëta, të paktën nga dita e sotme e deri në mesjavë, minimalet kanë zbritur në 7 gradë në zonat malore, kurse maksimalet nga temperatura shumë të larta, sot do të jenë jo më shumë se 26 gradë, ndërsa nesër do të kemi sërish rënie, duke bërë që dita e martë, të jetë jo vetëm e freskët, por edhe me reshje, maksimalet do të jenë jo më shumë  se 25 gradë.

E enjtja dhe e premtja do të sjellin rritje, duke bërë që e fundjava të regjistrojë temperatura 27 apo 28 gradë. Do të jetë një javë e afërt me tiparet e vjeshtës./ S.M

Të fundit

Tregu i prishur i banesave po ushqen ekstremën e djathtë në Europë

Nga Kirsty Major Nga Lisbona në Amsterdam, politika e banesave ka krijuar ndarjen midis të pasurve dhe të varfërve. Por,...

Përmbytje në Korenë e Jugut/ Bilanci tragjik rritet, priten rrebeshe të tjera

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë rezultojnë të zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara...

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

Lajme të tjera

Web TV