Macron jep lajmin e mirë/Franca do riangazhohet në Shqipëri, investime dhe rrugë të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Po hyjmë në një erë të re, të ribashkimit të kontinentit”. Kështu u shpreh Emanuel Macron nga Tirana në vizitën e parë të një Presidenti Francës në Shqipëri. Ai tha se Europa duhet të ribashkohet dhe kjo nuk është “një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë. Është mirë për ju dhe për ne. Zgjedhje gjeopolitike” tha ai.

Kreu i shtetit francez tha se është Franca do të riangazhohet në Shqipëri me investime të reja në shumë sektorë. “Unë jam i lumtur që jam këtu pa bërë asnjë kujdesie diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që jam krah teje në një moment të vështirë për Europën me atë që po përjeton Ukraina, me rikthimin e luftës në Kaukaz dhe terrorizmit në vendin tonë.

Brukseli u sulmua mbrëmë dhe dy qytetarë suedezë u prekën. Po thoja që të jem në krahun tuaj do të thotë që shënoj një formë riangazhimi të Francës në vendin tuaj dhe rajon. Ishin një gabim i thellë që prej 1912 nuk kishte ardhur asnjë presidenti i Francës apo të bënit një copë rrugë bashkë.

Ajo që dëshirojmë të bëjmë është që të hapim terrene të reja. Javën e kaluar ka pasur një delegacion të rëndësishëm dhe janë nënshkruar marrëveshjet për energjinë e rinovueshme, inovacion, etj. Shpresoj që të jemi në ambicien tuaj për turizmin dhe të kemi francezë të planit të parë.

Franca do të angazhohet për të formuar shqiptarët me zanatet e reja. Do të hapim shkollën për zanatet dixhitale. Axhenda dypalëshe po shtohet dhe vullneti ynë është që të përgatisim një marrëveshje mes dy qeverive për të shkuar më lart.

Lexo edhe :  I theu hundën të dashurës, arrestohet shqiptari në Itali

Po hyjmë në një erë të re, të ribashkimit të kontinentit. Përshëndes axhendën e reformave që keni ndërmarrë. Jeni një popull që e do Europën. Kjo është thelbësore për këtë kohë të ribashkimit” deklaroi Macron./e.t

Të fundit

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

Lajme të tjera

Web TV