Zbulo se sa lloje inteligjencash ke ti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh janë të bindur se inteligjenca është vetëm e një tipologjie dhe mendohet se është e lindur ose e përftuar nga njohuritë e ndryshme që marrim gjatë jetës. Megjithatë, sipas Howard Gardner, profesor në Harvard, në fakt ka disa lloje inteligjencash, që gjenden te një njeri.

Kjo quhet edhe “Teoria e inteligjencës së shumëfishtë” (“MI Theory”) dhe përkon me teorinë se nuk ekziston një inteligjencë e vetme, e matur në mënyrë adekuate nga IQ ose teste të tjera me përgjigje të shkurtra. Në vend të kësaj, në bazë të provave nga burime të ndryshme, teoria pretendon se qeniet njerëzore kanë një sërë kapacitetesh intelektuale relativisht diskrete, duke treguar se njerëzit kanë disa kapacitete të tjera të rëndësishme intelektuale.

Howard Gardner zhvilloi “teorinë e MI” në fund të viteve 1970 dhe në fillim të viteve 1980. Ai mori prova nga një shumëllojshmëri burimesh, disiplinash dhe traditash kërkimore dhe e prezantoi teorinë për herë të parë në vitin 1983, në librin “Frames of Mind: The Theory of Multiple Intelligences” (botim i ri, 2011). Sipas teorisë, llojet e inteligjencave janë këto:

Hapësinore – Aftësia për të konceptuar ose manipuluar sipërfaqe të hapësirës në shkallë të gjerë (p.sh: pilot, marinar), ose objekte në hapësirë (p.sh: arkitekt, lojtar shahu).

Trupore – kinestike – Aftësia për të përdorur trupin, apo pjesë të ndryshme të trupit për të zgjidhur problemet ose për të krijuar produkte (p.sh: kërcimtar).

Muzikore – Ndjeshmëria ndaj ritmit, tonit, melodisë dhe timbrit. Mund të sjellë aftësinë për të kënduar, luajtur nëpër instrumente muzikore dhe/ose për të kompozuar muzikë (p.sh: dirigjent, baterist).

Gjuhësore (Linguistike) – Ndjeshmëria ndaj kuptimit të fjalëve, renditjes së tyre, tingullit, lakimit dhe gjithçkaje që ka lidhje me gjuhën.

Lexo edhe :  Cili është burimi i fshehur që do të shpëtojë botën? Prodhon energji për 170 mijë vjet

Logjiko – matematikore – Aftësia për të konceptuar marrëdhëniet logjike mes veprimeve dhe simboleve matematikore (p.sh: matematikant, shkencëtar).

Sociale (Ndërpersonale) – Aftësia për të bashkëvepruar në mënyrë efektive me të tjerët, duke kuptuar ndjenjat, karakteret dhe dëshira e të tjerëve (p.sh: psikolog, negociator).

Vetë-inteligjencë (Intrapersonale) – Ndjeshmëria ndaj qëllimeve dhe shqetësimeve të dikujt, si dhe aftësia për të vepruar në bazë të tipareve personale. Kjo inteligjencë nuk është e veçantë për karriera specifike, por lidhet me të gjithë individët që bëjnë pjesë në një shoqëri komplekse moderne, ku secili duhet të marrë vendime të rëndësishme për veten.

Natyrore – Aftësia për të bërë dallime të shumta në natyrë, si për shembull mes një bime apo një tjetër, formimi reje, dukurie natyrore etj./E.Ç

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV