Bllokuan nisjen e seancës plenare, përjashtohen 26 deputetë të PD-së nga Kuvendi (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Procedurës dhe Etikës në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur pak minuta më parë, pas kërkesës së mazhorancës për përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës.

Partia Socialiste kërkon të përjashtohen deputetët demokratë të cilët bllokuan ditën e sotme zhvillimin normal të seancës planare.

PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, , Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.

Kujtojmë që ditën e sotme, deputetët demokratë të drejtuar nga Sali Berisha, bllokuan ulëset e kabinetit qeveritar si dhe foltoren e Kuvendit, duke detyruar nënkryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj që të shtyjë seancën plenare./   S.M

Të fundit

Ish-prokurori Karanxha: SPAK të provojë nëse karta u përdor nga Meta

Nisja me shtyrje e procesit më të rëndësishëm ndër vite në Shqipëri, e dosjes së aferës “Partizani” mund të...

Renditet ndër pesë shkencëtaret më të mira në Kanada, kush është shqiptarja nga Korça

Kozeta Miliku, shkencëtarja shqiptare me origjinë nga Korça, është renditur si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, sipas të përditshmes prestigjioze The...

VIDEO: Klubi brazilian tallet me Interin pas fitores 2-0

Fluminense jo vetëm që fitoi kundër Interit në Kupën e Botës për klube, por luajti pa frikë dhe shfaqi karakter në ndeshjen e luajtur...

Fshati që u zhduk nga thatësira

Në luginën e thellë mes vargmaleve Hindu Kush dhe Himalaje, në fshatin budist të Upper Mustang në Nepal, 3,962 metra mbi nivelin e detit...

Trump: Projektligji i shpenzimeve do të jetë më i madhi në histori

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, sot vizitoi qendrën e paraburgimit të migrantëve "Alligator Alcatraz" në Florida. Sipas mediave të huaja, Trump u pyet për "projektligjin...

Lajme të tjera

Web TV