Cila është arsyeja? Cristiano Ronaldo refuzon të jetojë pa praninë e nënës së tij!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E dinit që futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, jeton ende me nënën e tij?

E dinit që futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo, jeton ende me nënën e tij, Maria Dolores dos Santos? Madje ylli portugez ka një arsye të mirë për këtë.

Duke qenë se familja e tij u rrit jashtëzakonisht shumë e varfër, Ronaldo dëshiron që të sigurohet që në këtë pikë të jetës së Maria Dolores, të kujdeset ai për nënën e tij.

Kur CR7 ishte një djalë i ri, nëna e tij punonte 7 ditë në javë dhe madje edhe net si pastruese vetëm që ai të blinte një palë këpucë futbolli. E jo vetëm kaq, pasi ajo mund të flinte edhe e uritur që Ronaldo të hante.

Futbollisti i famshëm është shumë i vetëdijshëm për faktin se janë sakrificat e nënës së tij që e kanë çuar atë në këtë pikë. I ka të gjitha mundësitë, por kjo është arsyeja pse ai ka qenë gjithmonë shumë mirënjohës për familjen e tij dhe madje ka thënë në shumë raste se babai i tij nuk është arsyeja pse ai u rrit i varfër, por arsyeja pse ai do të vdesë i pasur.

Nga ana tjetër kujtojmë se ditët e fundit ka pasur aludime se Cristiano Ronaldo do të dënohet me 99 goditje me kamxhik, sapo të shkelë në tokën iraniane. Kjo për arsye se portugezi përqafoi një grua në udhëtimin e tij të fundit në Iran.

Kjo konsiderohet tradhti bashkëshortore në këtë vend mysliman. Së fundmi ambasada iraniane në Spanjë ka hedhur poshtë të gjitha raportet dhe ka folur qartë rreth kësaj situate duke mohuar se ka pasur një vendim të gjykatës për këtë çështje./I.S

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV