“PD do ketë logon që i takon”/ Berisha: Ne në zgjedhje do futemi pa diskutim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me logon e PD dhe procesin zgjedhor.

Berisha i bindur se kjo beteje do realizohet dhe PD DO ketë logon e saj dhe shqipëtaret do japin votën e lirë

Berisha: Ne jemi në betejë dhe ne do të bëjmë gjithçka, qëllimi i kësaj beteje është që shqiptarët të votojnë të lirë.
Kur them që shqiptarët të votojnë të lirë, të respektohen ligjet që u shkelën një për një.
Ju thoni se fitoi, unë them se i vodhi.
T’i thuash atij që vjedh, fitove, në rastin e zgjedhjeve, është si t’i thuash atij që vjedh në një shtëpi, që nuk është plaçkë e vjedhur, por është e jotja.
Nuk mund të shkohet më me një logjikë.
Kur ai vjedh, nuk jam në gjendje të them sa fituam, por jam në gjendje të them këtë, se duke mos pasur në gjysmën e komisioneve, komisionerë dhe numërues, duke mos pasur emrin e kryetarit të koalicionit në fletën e votimit, duke pasur zero financime për 61 kandidatë, krahasuar me 1.2 milionë që mori Lul Brava, duke shpërndarë zarfin te 683 mijë pensionistë, me 50 mijë lekë, po them këto publiket, ai zgjedhjet me diferencë 100 mijë vota nuk i ka fituar kurrë. Se këto së bashku janë të paktën 200 mijë vota.
Kjo është e vërteta…
Ndaj ne në zgjedhje do futemi pa diskutim me koalicion, por PD do ketë logon që i takon asaj.
Ne po ecim, do e mbajë Gjykata e Lartë në mënyrë antiligjore, antikushtetuese, pastaj ne do shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim te drejtësia evropiane dhe do fitojmë kauzën tonë të drejtë./  S.M

Të fundit

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

60-vjeçari, Mentor Smuja, po lufton me jetën përballë kancerit agresiv të zorrës së trashë prej më shumë se dy vitesh. Aktualisht ai është i shtruar...

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre Luna Mari, Luizi...

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik....

Lajme të tjera

Web TV