Reshje shiu dhe…/ Meteorologu Hakil zbulon se çfarë do ndodhë me motin gjatë fundjavës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundjava do jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pas mesditës së të Shtunës parashikohen reshje shiu.

“Pjesa e dytë e ditës së Shtunë parashikohet të shtojë vranësirat në vendin tonë duke bërë që vranësirat gjatë orëve të pasdites kryesisht mbrëmjes do të sjellin reshje shiu në territorin shqiptar ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore ku herëpashere do të jenë edhe në formën e rrebesheve, ndërsa në zonat qendrore dhe në zonat jugore priten që rreshjet të jenë më të pakta.

Do të mbeten prezente edhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut në vendin tonë, por pjesa e dytë e ditës së Dielë do të sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit si fillim në zonat veriore, qendrore dhe me pas në zonat jugore.”

Temperaturat e ajrit do të vijnë në ulje, pas ditës së Premte ku vlerat maksimale në disa rajone të vendit kulmuan deri në 30 gradë Celsius.

“Pritet që fundjava të sjellë një rënie të ndjeshme të tyre duke bërë që maksimumet në territorin shqiptar të mos shkojnë më shumë se 24 apo 25 gradë Celsius duke bërë që të jenë temperatura tipike sa i përket Tetorit.”

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve parametri i erës do të jetë shqetësues sidomos të Shtunën, duke shkaktuar një det të trazuar.

“Me shpejtësi edhe mbi 75 km/h në det të hapur duke sjellë problematik përsa i përket trafikut detar. Dita e Diele pritet të sjellë dobësim të intensitetit të erës.”

Fillimi i javës tjetër do të jetë pa reshje ndërsa temepraturat do të jenë tipike të vjeshtë jo më shumë se 25 gradë Celsius./   S.M

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV