Dashi
Kolegët dhe bashkëpunëtorët duan vëmendje. Disa mund tw shpifin pwr ju tek eprorët, të cilët nga ana tjetër ju bëjnë presion. Lajmet nuk janë shumë të këndshme në punë dhe duhet të veproni sa më shpejt. Sfondi dhe thashethemet pas shpine të bëjnë të trishtuar.
Duhet të ruani një profil të ulët në punë, edhe nëse është e vështirë për ju.
Demi
Puna ju ngadalëson, është kërkuese, keni shumë detyra dhe përgjegjësi që nuk mbarojnë kurrë, duke sjellë si pasojë stres. Me Hënën në Bricjap do të jeni në gjendje të menaxhoni fatkeqësitë duke menduar pozitivisht.
Në punë keni marrë përsipër më shumë sesa mund të përballoni supet, për pasojë jeni të stresuar.
Binjakët
Shkaktohen probleme në sektorin financiar duke nxjerrë në sipërfaqe borxhet e vjetra. Kjo është arsyeja kryesore që çështjet e jetës shoqërore pengohen dhe bllokojnë aktivitetet që ju japin kënaqësi si angazhimi në hobi apo edhe daljet për argëtim. Në mendjen tuaj, po kërkoni zgjidhje që do t’ju ndihmojnë të dilni nga borxhi.
Nuk është e lehtë të promovosh krijimet e tua, ka pengesa që janë të vështira për t’u kapërcyer. Përqendrohuni në shlyerjen e borxheve.
Gaforrja
Me debate dhe konfrontime intensive, do të kalojë dita mes jush dhe personave të rëndësishëm në jetën tuaj. Fjalët e hidhura që do të dalin nga buzët tuaja dhe ankesat nga familja do të sjellin trishtim. Marrëdhëniet familjare, profesionale, emocionale janë të jo mirw.
Për sa i përket financave, sigurohuni që njerëzit të cilëve u besoni të mos ju zhgënjejnë.
Luani
Bisedat tuaja shkojnë dëm pasi askush nuk po ju dëgjon. Në ambientin e punës ka fjalë që mësoni dhe hidhëroheni. Stresi ju rëndon, nuk mund ta bëni punën tuaj ashtu siç dëshironi, ndërsa vartësit, nëse ka, duket se ju injorojnë dhe bëjnë të tyren. Mbroni idetë tuaja sepse disa njerëz i vjedhin ato.
Virgjëresha
Shumë shoqërim dhe dalje për argëtim ju nxorrën jashtë buxhetit. Natyrisht, ekziston edhe mundësia që keni shpenzuar për fëmijët tuaj. Hëna në Bricjap nuk ju lë të humbni optimizmin.
Do t’ju duhet të shkurtoni disa gjëra që konsiderohen si luks. Planet e biznesit vonohen dhe ju ndryshoni kurs.
Peshorja
Përpjekjet tuaja për të kontaktuar me të dashurit dhe për të gjetur një rrugë të mesme kompromisi nuk sjellin rezultate. Ju përfundoni duke debatuar për çështjet e pasurive të paluajtshme duke u ndjerë i hedhur poshtë dhe i padrejtë. Temat e shtëpisë do të duhet të ndryshohen rrënjësisht. Ata dalin të sprapsur nga e kaluara që nuk e prisnit.
Akrepi
Njerëzit keqdashës po përpiqen t’ju shkatërrojnë. Kujdesi dhe dyshimi janë të justifikuara pasi instinktet tuaja ju paralajmërojnë për atë që po ndodh në sfond.
Do të ishte mirë të mos nënshkruani marrëveshje profesionale dhe financiare nëse nuk i studioni me kujdes.
Shigjetari
Paqëndrueshmëria bwn që ju bën të ndiheni të pasigurt. Kujdes nga transaksionet financiare me njerëz miqësorë se do të ishte më mirë të shmangni huamarrjen. Mos ua njoftoni planet tuaja miqve.
Mbani miqtë larg biznesit dhe financave për të ruajtur miqësinë.
Bricjapi
Jeni nën presion nga detyrimet e shumta që keni marrë përsipër në punë dhe supet nuk e durojnë më, ndërkohë që dyshoni për këdo që ju afrohet. Në vendin e punës bëhen fjalë dhe emri juaj diskutohet me komente jo dhe aq pozitive. Hëna kalon sot në shenjën tuaj dhe ju bën të pambrojtur, të ndjeshëm dhe mjaft subjektiv.
Prioriteti juaj kryesor sot është biznesi. Kërkesat e punës nuk ju lënë fare kohë.
Ujori
Zemra juaj është thyer nga planet që nuk mund t’i zbatoni ndërsa jeni të çorganizuar psikologjikisht sepse prisnit gjëra të tjera dhe të tjera erdhën. Planet për studime ose një udhëtim të gjatë pengohen, duke sjellë tërheqjen tuaj graduale nga mjedisi shoqëror, sepse jeni të zhgënjyer.
Peshqit
Planet dhe ambiciet prishen ndërsa një person miqësor përpiqet t’ju këshillojë duke zgjedhur në xhepin tuaj. Mbani distancën tuaj dhe mos e lini fatin tuaj në dorën e askujt. Përpjekja për të bërë një zgjidhje financiare me organet publike nuk sjell rezultate dhe duhet të mendoni për diçka më drastike si për shembull një kredi./ S.M