Njihuni me përfitimet e kungullit/ Nga shikimi te humbja e peshës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga të gjitha produktet e vjeshtës, kungulli është ndoshta më i famshmi dhe më i shijshmi.

Ky frut është një burim i vitaminave dhe mineraleve të shumta që janë të mira për shëndetin dhe trupit. Teksa jemi në kulmin e sezonit të kungujve, këtu janë disa arsye pse duhet të shtoni pak kungull në dietën tuaj.

1. Ngrënia e kungujve ndihmon trupin të luftojë infeksionet

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë të lehtë dhe të shijshme për të forcuar sistemin tuaj imunitar teksa po hyjmë në sezonin e gripit, kungulli është për ju. Përveçse është i pasur me vitaminë C, e cila ndihmon sistemin imunitar të funksionojë në mënyrë më efektive, kungulli është gjithashtu një burim i mirë i beta-karotenit; substancë në të cilën trupi mbështetet për të krijuar vitaminën A. Kjo vitaminë luan gjithashtu një rol kyç në forcimin e sistemit imunitar.

2. Promovon shëndetin e mirë të syve

Meqenëse, siç e kemi parë, kungulli është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, ai është gjithashtu i shkëlqyeshëm për shëndetin e syve. Vitamina A e prodhuar nga beta-karotina ndihmon në mbajtjen e sipërfaqes së syrit (kornea) të lagësht dhe të shëndetshme. Beta-karoteni, i cili gjendet gjithashtu në ushqime të tjera me ngjyrë portokalli, si karotat dhe patatet e ëmbla, mund të përmirësojë gjithashtu shikimin gjatë natës.

3. Është i pasur me magnez

Kungulli, por veçanërisht farat e tij, janë një burim i pasur i magnezit. Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në zona të ndryshme të trupit. Ai jo vetëm që mbështet funksionet e muskujve dhe nervore, por është thelbësor në proceset e prodhimit të energjisë.
Magnezi gjithashtu ndihmon në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, një gjendje që prek në mënyrë disproporcionale gratë.

4. Ngrënia e kungujve ndihmon në uljen e rrezikut të disa sëmundjeve

Kungujt janë të pasur me antioksidantë, një substancë e aftë për të luftuar, ngadalësuar ose neutralizuar formimin e radikaleve të lira. Antioksidantët e prodhuar pjesërisht nga trupi ynë, pjesërisht të gëlltitur përmes ushqimit, i japin jetë një sistemi mbrojtës të aftë për të parandaluar ose anuluar veprimin oksidues të radikalëve të lira, duke ulur kështu rrezikun e sëmundjeve kronike, si kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Lexo edhe :  Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

5. E mban lëkurën të shëndetshme

Kungujt janë të pasur me lëndë ushqyese për lëkurën, si vitamina A, C dhe E, të cilat së bashku luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e jashtëm të trupit. Vitamina C nuk prodhohet natyrshëm nga trupi ynë, kështu që është e rëndësishme ta marrim atë përmes dietës, pasi kontribuon në formimin e kolagjenit i cili e mban lëkurën elastike dhe të fortë, si dhe parandalon mavijosjet dhe favorizon shërimin e plagëve.
Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer dhe punon me vitaminën C për të ndihmuar në mbrojtjen kundër dëmtimit të diellit dhe ndotjes. Vitamina A, ose beta-karotina, është gjithashtu e përfshirë në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e diellit dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër djegieve nga dielli, duke e mbajtur kështu lëkurën më të re.

6. Është ushqimi perfekt për ata që duan të humbin peshë

Kungujt janë të pasur me ujë dhe fibra, por me pak kalori. Kjo do të thotë se na bëjnë të ndihemi të ngopur për më gjatë pa rënduar stomakun. Pra, nëse po përpiqeni të hani në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, me qëllim që të mos shtoni peshë, përfshirja e kungullit të pasur në dietën tuaj është një zgjedhje e shkëlqyer. Nuk ju shëndosh dhe mund të konsumohet me bollëk edhe në rast e dietave, dobësimit./I.S

Të fundit

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres

Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv. Shpesh, stresi mund...

Rama prezanton strategjinë e punësimit, me objektiv arsimin profesional

Në ambientet e Tirana Industrial Park, së bashku me biznese dhe punonjës për të diskutuar mbi strategjinë e politikat e punësimit dhe aftësimit të...

Këmbimi valutor në monitorim për pastrimin e parave, hiqen 24 licenca

Në vitin 2024, Banka e Shqipërisë ka revokuar 24 licenca të agjencive të këmbimit valutor. Ky treg është sektor me risk të lartë për...

“Po shkon më mirë seç pritej”,sekretari amerikan i Thesarit: Fatura e shpenzimeve po ulet

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent dha një përditësim optimist mbi faturën e shpenzimeve të presidentit amerikan, Donald Trump sot gjatë një fjalimi në Shoqatën...

U gropos i fshehur në kuti purosh, zbulohet thesari i zhdukur që nga koha e nazizmit

Një koleksion i jashtëzakonshëm monedhash është zbuluar pas më shumë se 50 vitesh i varrosur nën tokë dhe pritet të dalë në ankand për...

Lajme të tjera

Web TV