Sa kushton të kurohesh me kancer. Si funksionon në Shqipëri dhe në botë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dona Godaj, Ceo e YWCA of Albania dhe Bardhyl Reso  kanë folur për kancerin e gjirit ndërsa ka bërë edhe një thirrje shtetin që të mbulojë kostot për gratë që preken nga kjo sëmundje e rëndë.

Godaj tha se gratë që jetojnë në krahina të largëta e kanë të pamundur që të mbulojnë të gjitha shpenzimet për kurim në kryeqytet, nesh janë me të ardhura të pakta.

Ndërsa theksoi se shteti mund t’i vijë në ndihmë duke miratuar një lloj rimbursimi që i përfshin transportin, akomodimin etj në mënyrë që gratë që preken nga kanceri të përballojnë trajtimin në spital.

“Zonjat që jetojnë në krahina shumë të largëta nuk e kanë mundësinë të vijnë deri në Tiranë, pasi ka kosto transporti, akomodimi, ushqimi dhe për një person që nuk ka të ardhura nuk shkon fare.

Kemi bërë kërkesë që për një zonjë që vjen nga një familje me të ardhura të pakta t’i ofrohet një lloj rimbursimi, ka shumë sfida që njerëz të ndryshëm thonë nuk i bëj sepse nuk i përballon financiarisht”, tha Godaj.

Ndër të tjera, zoti Reso tha se në SHBA shteti mbulon shpenzimet në lidhje me shëndetin për personat që janë me të ardhura të pakta, përmes një ishorance e cila është një formë pagese.

“Në Amerikë ato që kanë të ardhura blenë ishorancë, i mbulon të gjitha. Përveç asaj pagesës fikse mund të ketë edhe pagesa shtesë kur bën vizitë, por ata me të ardhura të pakta, shteti i mbulon ishorancë shtetërore.

Mbulon shëndetin e njerëzve dhe njësoj funksionon në spitale, të gjitha me operacione, me vizita etj. Nuk pret as rrallë, i vetmi shërbim në SHBA që nuk ka rrallë. E njëjta gjë funksionon në Itali dhe Gjermani”, tha Reso./  S.M

Të fundit

Ndryshon skema kombëtare e bujqësisë për 2025, shtohen masa të reja financimi

Nga dhënia e mbështetjes për financimet e sistemeve të ujitjes në pemëtore, ullishte apo vreshta, deri te dhënia paraprake...

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive. Sipas...

Sa “super pensionistë” ka Shqipëria?

Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë...

“Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Ish anëtari i Kryesisë së PD, Roland Bejko thotë Ervin Salianjin, nuk e pritën demokratët në PD, pas lirimit të tij nga burgu. Në emisionin...

Shqipëria po plaket, grupmosha mbi 60 vjeç zuri një të tretën e popullsisë në 2024

Trendet demografike po përkeqësohen nga viti në vit, me rënie të fortë të popullsisë së re në moshe dhe rritje të numrit të pensionistëve. Të...

Lajme të tjera

Web TV