Veliaj takon ish-ambasadoren e SHBA Yuri Kim: I lumtur që u takova me miken e vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar në Washington DC edhe me ish-ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj shkruan: “I lumtur që u takova me miken e vjetër, ish ambasadoren e SHBA-së dhe avokaten e palodhur të Shqipërisë, Yuri Kim, në Washington DC.

Ajo ka të drejtë kur thotë: ‘Ti mund të largohesh nga Shqipëria, por Shqipëria nuk largohet kurrë nga ty’.

Mezi pres të shtojmë bashkëpunimin mes qyteteve përtej Atlantikut, teksa Tirana përgatitet të presë B40 në 2024”.

Yuri Kim mbylli mandatin e saj në Tiranë, për t’u kthyer në Washington, aty ku Presidenti Biden i ka caktuar një detyrë më të lartë, përgjegjësen për Çështjen evropiane, si Zëvendësndihmës Sekretare e Shtetit./   S.M

Të fundit

Mbyllet tregu i Zdrales në Shkodër! “Na ofrojnë dyqane me 5 mijë euro metri”

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sot përpara Bashkisë, pas një njoftimi zyrtar nga Komuniteti Mysliman që u kërkon...

“20 vjet në zyra, asnjë shërbim qytetarëve”. Rama e ka seriozisht me Vlorën

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, ka debatuar më një gazetar i cili e pyeti kryeministrin nëse me lëvizjet për largimin e drejtorëve...

Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës: Kujdes euforinë!

Nga ERVIN BAKU Nesër, e Martë, 8 Korrik dhe të Enjten, 10 Korrik,  skuadrat shqiptare debutojnë në Kupat e Europës së UEFA-s, sezoni 2025-2026. Shorti,...

Rusia shton agresivitetin, Gjermania përgatit një porosi gjigante armësh

Si pjesë e krijimit të brigadave shtesë të Bundeswehr-it për të mbështetur NATO-n, Gjermania po shqyrton prokurimin e deri në 2 mijë e 500...

Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat nesër

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV