Ish-Presidenti Trump krahason veten me Nelson Mandelën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-Presidenti Donald Trump paraqitet sot sërish në gjyqin ndaj Organizatës Trump, drejtuesit e së cilës akuzohen se kanë gënjyer në dokumentet financiare të bankave, duke e rritur vlerën e kompanisë në miliarda dollarë për të përfituar kushte më të mira për kreditë. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat. Gjatë një fjalimi fushate në Nju Hempshër, zoti Trump të hënën e krahasoi veten me aktivistin kundër apartaedit dhe ish-Presidentin e Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, duke u përpjekur ta paraqesë veten si një viktimë politike të prokurorëve federalë dhe shtetërorë që kanë ngritur akuza ndaj tij. Ai gjithashtu kritikoi qasjen e Presidentit Biden ndaj zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Michael Cohen, i cili më parë ka qenë avokat i ish-Presidentit Trump, pritet të dëshmojë sot kundër shefit të tij të vjetër si një dëshmitar kyç në gjyqin që kërcënon të dëmtojë kompaninë e tij të pasurive të paluajtshme dhe imazhin e tij të një ish-Presidenti të pasur. Ai ka thënë se përballja me ish-Presidentin Trump në gjykatë, do të jetë hera e parë në pesë vjet që ai do ta shohë nga afër ish-shefin e tij. Zoti Trump pritet të dëshmojë më vonë në gjyqin që po zhvillohet në Nju Jork, ku deri më tani, prania e tij në sallë ka qenë vullnetare.

Gjatë një fjalimi fushate mbrëmë në Nju Hempshër, Ish-Presidenti Trump e krahasoi veten me aktivistin e anti-aparteidit Nelson Mandela, duke thënë se ai është viktimë e prokurorëve federalë dhe shtetërorë, që ai pretendon se e kanë vënë në shënjestër atë dhe bizneset e tij për arsye politike.

“Nuk e kam problem të jem Nelson Mandela, sepse po e bëj këtë për një arsye. Ne duhet të shpëtojmë vendin tonë nga këta fashistë, këta të çmendur me të cilët duhet të merremi. Ata janë njerëz të tmerrshëm dhe po shkatërrojnë vendin tonë”, tha ish-Presidenti Trump para një grumbulli të mbështetësve të tij në një kompleks sportiv në qytetin Deri.

Lexo edhe :  Përplasja Zelensky - Trump! Reagon Musk: E shkatërroi veten para syve të amerikanëve!

Ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela ka vuajtur një dërnim me 27 vjet burg për aktivitetin e tij kundër sistemit të aparteidit, për të cilin është nderuar me çmimin Nobel për Paqen.

Zoti Trump kritikoi Presidentin Joe Biden për mënyrën se si e ka menaxhuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit dhe u zotua të ndërtojë një sistem të mbrojtjes nga raketat në Shtetet e Bashkuara, të ngjashëm me sistemin izraelit “Iron Dome”.

“Unë ju premtoj se si president, do të rivendos paqen me forcë dhe do të parandalojmë fillimin e Luftës së Tretë Botërore. Unë i njoh të gjitha palët. Dobësia që Presidenti Joe Biden tregoi me Iranin dhe të tjerët shkaktoi sulmin ndaj Izraelit. Kjo është shumë e thjeshtë, ata nuk do ta kishin sulmuar kurrë Izraelin, nëse unë do të isha President.”

Ish-Presidenti Trump i bëri komentet pasi dorëzoi personalisht dokumentet për t’u regjistruar për zgjedhjet paraprake në shtetin Nju Hempshër.

Në publik, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por dy burime të njohura me këtë çështje thanë se Shtëpia e Bardhë, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit kanë shtuar thirrjet private në bisedat me izraelitët për të shtyrë ofensivën tokësore. Përparësi kryesore për Shtetet e Bashkuara është të fitojë kohë në negociatat për lirimin e pengjeve të tjerë.

I pyetur për mundësinë e një armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit, Presidenti Biden tha: “Ne duhet t’i lirojmë pengjet dhe pastaj mund të flasim”./I.S

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 4 mars 2025

Zonat e ulëta si edhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga motit i kthjellët gjatë gjithë paradites, ndërsa me...

Inteligjenca artificiale na ndihmon të interpretojmë tingujt e kafshëve

Cilido qoftë mendimi juaj për atë që përgjithësisht (dhe shpesh në mënyrë të pahijshme) quhet "inteligjencë artificiale", nuk ka dyshim se ajo po ndryshon...

Makina që drejton vetë vendos rekord botëror të shpejtësisë!

Një moment historik i ri për lëvizshmërinë autonome është arritur në Qendrën Hapësinore Kennedy: Maserati MC20 Coupé , i pajisur me një shofer AI të zhvilluar nga Universiteti Politeknik i...

Një monografi për artisten Safete Toska, “fisnikja tironse” e këngës qytetare

Nën zërin e mrekullueshëm të këngëtares Safete Toska në sfond, u promovua në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit monografia Safete Toska – Fisnikja...

I kemi parë në filmat e Disney/ Makinat fluturuese tashmë janë një realitet!

E keni parë në veprim në sagën Back to the Future dhe Blade Runner , por edhe në Total Recall , Harry Potter dhe madje edhe në një film të vjetër të...

Lajme të tjera

Web TV