Arinjtë pelushi me sy të lidhur tregojnë fëmijët e marrë peng nga Hamasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arinjtë pelushi me sy të lidhur që mbajnë fotografi të fëmijëve të kapur nga Hamasi janë vendosur sot në një shesh qendror të Tel Avivit.

Arinjtë gjithashtu janë ngjyrosur me “njolla gjaku” për të përfaqësuar brutalitetin e sulmeve mbi dy javë më parë.

Afërsisht 30 fytyra të fëmijëve janë ekspozuar, disa prej tyre deri në nëntë muajsh.

Numri i personave të konfirmuar se mbahen peng nga Hamasi në Gaza është rreth 220.

Shifra është në rritje nga 212 që mendohet se janë kapur në inkursionin e 7 tetorit.

Zëdhënësi i kundëradmiralit Daniel Hagari tha se IDF ka kryer bastisje “të kufizuara” në rajon për të synuar persona të armatosur të Hamasit dhe për të kërkuar pengje. Ai gjithashtu pohoi se sulmet ajrore po përqendrohen në zonat ku Hamasi po mblidhet për të luftuar çdo ofensivë më të gjerë izraelite.

Ushtria izraelite bëri me dije se kreu më shumë se 300 sulme ajrore gjatë ditës së kaluar në “infrastrukturën terroriste dhe objektivat ushtarake”. Si pasojë e luftimeve deri më tani janë vrarë më shumë se 4,600 njerëz.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja militantët e Hamasit pritet të lirojnë rreth 50 pengje me shtetësi të dyfishtë./   S.M

 

Të fundit

Telefoni i Laert Haxhiut i “ha kokën” drejtorit të burgut të Drenovës

Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së...

Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Dollari amerikan kanë vijuar tendencën në rënie në raport me lekun, edhe gjatë javës që sapo u mbyll, për shkak të zhvlerësimit përballë euros...

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit,...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Lajme të tjera

Web TV