Ish-kryeministri refuzoi të shkonte në gjykatë, avokatët zbulojnë çfarë e pret Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Betejën në Gjykatë e cila e akuzon për korrupsion, Sali Berisha zgjodhi ta bëjë përmes avokatëve të tij, duke refuzuar që të paraqitet në gjyq, por zgjodhi të përdorë si mburojë ata që e mbështesin, demokratët e Rithemelimit.

I ftuar në “Studio Live” avokati Arbër Hoxha shpjegoi skenarët që mund të ndiqen në këtë rast. Ai nënvizoi se Berisha nuk mund të merret forcërisht në gjykatë, por tha se prokurorët mund të kërkojnë që masa ndaj tij të përshkallëzohet nga detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit, në një masë më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg.

Neni 248 i kodit të procedurës penale thotë jo më vonë se tre ditë nga momenti i ekzekutimit të çfarëdolloj mase sigurimi gjykata të marrë në pyetje personin ndaj të cilit është caktuar masë sigurie. Berisha ka caktuar dy mbrojtësit e tij dhe është e drejta e tij legjitime. Por zoti Berisha duhet të kishte qenë vetë aty, nuk e di përse gjykata e ka bërë këtë ndryshim. Në momentin që gjykata ka caktuat masën ndaj një personi dhe nuk paraqitet personalisht në prani të një apo dy mbrojtësve sigurisht që neni 73 i kushtetutës dhe neni 288 dhe 289 i kodit të procedurës personale nuk parashikojnë në rastet kur deputeti i Kuvendit nuk paraqitet personalisht në këtë moment nuk mund të shoqërohet me forcë se realisht pastaj që do të shkelej kushtetuta, por sigurisht prokurorët e çështjes mund ti kërkojnë drejtuesit të prokurorisë që masa e sigurimit të përshkallëzohet nga detyrim për tu paraqitur dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit në një masë sigurimi më të ashpër të arrestit të shtëpisë ose arrestit në burg. Në një rast të tillë drejtuesi i prokurorisë duhet ti drejtohet kuvendit, komisionit të mandateve për të dhënë autorizimin për përcaktimin e një mase sigurimi arrest në shtëpi ose arrest në vburg dhe më pas gjykata miraton kërkesën e prokurorit. Një deputet nuk mund të shoqërohet forcërisht por mund të kërkohet përshkallëzimi i masës së sigurimit”, tha avokati.

Lexo edhe :  Tirana festive/ Reuters publikon imazhin e sheshit ‘Skënderbej’

Kurse anëtari kryesisë së PD-së zyrtare Marsid Gupi tha se Berisha duhet të tregonte respekt ndaj  gjyqësorit, pasi refuzimi i tij për t’u paraqitur krijon një precedent të rrezikshëm.

“Unë jam me idenë që këto janë precedentë të rrezikshëm që krijohen. Do marr  një rast analog siç është rasti i Trump, në Amerikë e akuzon gjykata,. Ai shkoi në gjykatë. Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Berisha të tregojë respekt ndaj gjyqësorit dhe pretendimet që ka ti ezaurojë nëpërmjet procesit gjyqësor. Mos-vajtja e tij që nga pjesa e simbolikës që përcjell krijon një precedent të rrezikshëm në lidhje me pretendimet e veta për masën e sigurimit që është marrë ndaj tij konkurrojnë disa dispozita që kanë të bëjnë që nga rasti i disa normave kushtetuese që kanë të bëjnë me kufizimin e lirive dhe lëvizjes së personave.”

Edhe gazetari Sokol Bregu nënvizoi se Berisha e ka detyrim juridik  që të përballej në gjykatë me akuzat dhe të parashtronte pretendimet.

“ Berisha sot duhet të ishte në gjykatë. Ai duhet të ishte në gjykatë për ti dhënë një formë një frymëmarrje të gjithë reformës në drejtësi. Po të më kishe ftuar përballë me Gjokutajn nuk do vija sepse është një nga njerëzit që i njeh mirë ligjet e drejtësinë dhe mund ta çojë këtë çështje edhe 10 vjet. Kjo nuk është çështje e Gjokutajt por e zotit Berisha. Nëse Berisha nuk shkon të përballet me gjykatë kush do të shkojë? Unë? Ky  është ai që nuk i afrohen dot policët, ky është ai që gjithë ky shtet nuk i afrohet dot. Detyrim juridik mund ta ketë kushto detyrim moral ndaj kombit dhe vendit që të paraqitet e ka Berisha. Berisha e ka edhe juridik dhe moral. Nëse ai pretendon që procesi është i manipuluar të shkojë ta denoncojë në sallë të gjyqit”, shtoi ai./e.t

Të fundit

Mosbindja civile, 5 pikat që priten të bllokohen nga protestuesit

Partia Demokratike në kuadër të aksionit të mosbindjes civile zhvillon pasditen e sotme protestën e rradhës, e cila do...

Liberalizimi i tregut të energjisë, plani përfundon plotësisht në vitin 2025

Tregu i energjisë elektrike do të liberalizohet plotësisht në vitin 2025.Qeveria ka hedhur për konsultim planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën” ku është parashikuar...

Moti i keq përfshin vendin: Alarm në Vlorë, probleme me dëborën në Veri

Situatë alarmante në Vlorë, ku gjatë gjithë ditës nuk lejohet dalja në det e anijeve të peshkimit dhe atyre të tonazhit të ulët si...

Po sulmojnë kryq-udhët apo vetë Krishtin?!

Nga Frrok Çupi Në çdo kryqëzim të keq kombi ynë ka provuar se ka humbur shumë jetë në përpjekje me ‘djajtë e vet’. Qysh prej herët...

Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata: Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në muzikë

Elvana Gjata nuk arriti të fitonte çmimin e parë për të shkuar në Eurovizion. Përmes një postimi në rrjetet sociale Gjata, uron këngëtarët fitues të...

Lajme të tjera

Web TV