Ministria serbe e Mbrojtjes kërkon që kufiri me Kosovën të ruhet vetë nga KFOR-i

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, të dislokohen në kufi, në anën e Kosovës.

Kështu u tha pas takimit që ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, zhvilloi më 25 tetor me homologun e tij turk, Jashar Guler.

Turqia ka marrë komandën e KFOR-it në tetor.

“Ne fuqishëm inkurajojmë një komunikim të drejtpërdrejtë mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe komandantit të KFOR-it dhe ne insistojmë që vetëm pjesëtarët e KFOR-it të jenë të pranishëm përgjatë vijës administrative nga ana e ‘Kosovës dhe Metohisë’. Po ashtu të vazhdojnë patrullimet e përbashkëta të pjesëtarëve të Ushtrisë Serbe me ata të KFOR-it përgjatë vijës administrative”, tha Vuçeviq.

Serbia, që nuk e njeh Kosovën, e quan vijë administrative vijën kufitare me Kosovën.

Kufiri i Kosovës me Serbinë ruhet nga Policia Kufitare e Kosovës dhe pjesëtarët e KFOR-it.

Vuçeviq tha se siguria në Kosovë “ishte tema kryesore e bisedës” me homologun e tij turk.

“Ne jemi të inkurajuar nga garancitë që morëm nga zoti Guler lidhur me sigurinë e komunitetit serb”, shtoi ai.

Sipas njoftimit, Vuçevi ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se serbët në Kosovë “nuk kanë problem me praninë e pjesëtarëve të KFOR-it dhe prania e tyre ulë tensionet dhe çon drejt shtensionimit”.

Raportet midis Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më shumë pas sulmit të një grupi të armatosur të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Për Radoiçiqin, Prishtina ka paraqitur edhe incizime me dronë ku shihet duke marrë pjesë në sulmin në Banjskë, që Kosova e cilëson sulm terrorist. Serbia ka thënë se nuk do ta ekstradojë atë në Kosovë. Aktualisht ai është duke u hetuar edhe në Kosovë edhe në Serbi, por për krime të ndryshme.

Lexo edhe :  Eksplozivi pranë pallatit të Dakos/ Xheniot bënë shpërthimin e kontrolluar

Turqia ka raporte intensive diplomatike me Kosovën dhe është një prej investitorëve më të mëdhenj në të dyja shtetet. Kosova dhe Turqia kanë po ashtu bashkëpunim ushtarak dhe Prishtina ka blerë armë nga Ankaraja për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Ky bashkëpunim është kritikuar nga Serbia.

Gjatë takimit me ministrin turk, Vuçeviq po ashtu ka folur për armatosjen e FSK-së nga Turqia.

“Jam i kënaqur, nuk them me premtimet apo garancitë, por me mesazhet që morëm nga Guleri lidhur me armatosjen e FSK-së”, tha Vuçeviç.

Ndërkaq, Guler tha se Turqia mbështet paqen, stabilitetin dhe pjesëmarrjen e shteteve të Ballkanit në organizata ndërkombëtare, por edhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Ai shtoi se Turqia vlerëson se dialogu është mënyra e vetme për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Shteti ynë, që ka marrë komandën e KFOR-it, do të vazhdojë t’i japë prioritet stabilitetit, sigurisë dhe rendit”, tha Guler./I.S

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV