E rëndë/ Me duar e këmbë të lidhura, modelja e njohur gjendet e vrarë, dyshohet se…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupi i modeles nga Los Angeles, Maleesa Mooney është gjetur i lidhur brenda frigoriferi të saj, në një zbulim që ka shokuar policinë dhe komunitetin. Autoritetet thanë se po hetojnë vdekjen e saj si një vrasje teksa detajet e vrazhda të ngjarjes së muajit të kaluar u zbuluan vetëm sot.

E rëndë/ Me duar e këmbë të lidhura, modelja e njohur

Në apartametin e viktimës 31-vjeçare në qendër të Los Angeles u gjetën gjurmë kokaine ndërsa mjekësia ligjore tha se vdekja ishte shkaktuar nga goditje me sende të forta në kokë, në kurriz e në krahë. Rezultatet e toksikologjisë zbuluan se në trupin e të ndjerës kishte gjurmë metabolitësh kokaine si dhe alkooli.

“Bazuar në rrethanat e gjetjes së trupit të Mooney dhe plagëve, ne besojmë se ajo ishte përfshirë në një përleshje para vdekjes. Nuk dihet nëse drogat dhe alkooli kanë luajtur një rol në ngjarje”, thuhet në raportin e vdekjes.

Mooney u gjet në apartamentin e saj në South Figueroa më 12 shtator, pasi e ëma thirri policinë për të kontrolluar pasi nuk  mund të kontaktonte me të. Oficerët që hynë në apartament, gjetën një pellg gjaku pranë frigoriferit ku ishte trupi i të ndjerës, sipas raportimeve.

Përveç shenjave të goditjes oficerët thanë se kishte dhe shenja mbytjeje në qafën e viktimës.

Motra e Mooney, modelja Jourdin Pauline, tha për rrjetin lokal KTLA se e motra ishte dy muajshe shtatzënë dhe se gjithmonë kishte dashur të bëhej nënë. Mooney ishte vendosur vetëm dy muaj më parë në kompleksin e apartamenteve luksoze.

Vdekja e modeles bukuroshe ka ngjallur frikë në rezidentët lokalë, veçanërisht pasi dhe një tjetër modele Nichole “Nikki” Coats, u gjet e vdekur dy ditë më parë, disa kilometra më larg në Los Angeles. Familjarët e Coats trembeshin se bija e tyre 32-vjeçare ishte vrarë por autopsia e publikuar dy ditë më parë zbuloi se kishte vdekur nga një mbidozë aksidentale kokaine e alkooli.

Lexo edhe :  Berisha e 'nxin' sërish/ Në delegacionin e Shqipërisë në BE, përfaqësues të karteleve!

Babai i saj Guy Coats, tha për mediat se kur identifikoi Nikki ajo dukej e shpërfytyruar dhe se e identifikuan vetëm nga tatuazhet. Shkaku i vdekjes së Coats u listua si “helmim nga kokaina e etanoli”./   S.M

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV