Arrestohet deputeti i njohur, zbardhet akuza e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një anëtar i parlamentit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë në Bavari, Daniel Halemba, është arrestuar me akuza që përfshijnë shfaqjen e simboleve të ndaluara totalitare, si dhe ankesat se ai bërtiste përshëndetjen naziste “Zig Heil”.

Arrestohet deputeti i njohur, zbardhet akuza e rëndë

Halemba, 22 vjeç, një ligjvënës i sapozgjedhur që do të zërë vendin e tij në parlamentin rajonal të Bavarisë të enjten, është anëtar i vëllazërisë studentore Teutonia Pragë, ambientet e së cilës u bastisën nga policia në shtator.

Gjatë bastisjes, siç thanë zyrtarët, u gjetën simbole që janë të ndaluara me Kushtetutën gjermane, si svastika dhe fqinjët u ankuan se kishin dëgjuar të bërtitur “Zig Heil” nga ambientet e vëllazërisë, raporton Guardian.

Në një video të postuar në kanalin Telegram të avokatit të tij, Halemba tha se arrestimi i tij ishte i paligjshëm.

“Ata duan të më arrestojnë mua, një deputet të zgjedhur në parlamentin e shtetit, tre ditë para se të zë vendin tim, duke përdorur një urdhër arresti krejtësisht të paligjshëm”, tha ai.

AfD arriti rezultate rekord në shtetet gjermane perëndimore të Bavarisë dhe Hessen në zgjedhjet lokale të 8 tetorit./   S.M

Të fundit

“Atalanta ishte më e mirë se ne”, Alonso: Turp për çfarë ndodhi në finale

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas...

Gasperini flet pas triumfit: “Kemi shkruar historinë dhe do të mbahet mend gjatë”

Atalanta shkroi historinë, duke fituar trofeun e parë europian, pas triumfit me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Bayer Leverkusenit në finalen e Europa Leagues...

Ngriti trofeun si kapiten i Atalantës, Gjimshiti: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë”

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

Atalanta i jep leksion Leverkusenit dhe ngre për herë të parë trofeun e Europa League

Kapiteni Berat Gjimshiti ngre në “qiellin” e Dublinit trofeun e Europa League, në mbrëmjen më historike të Atalanta-s. Atalanta triumfon në finalen e parë europiane...

Kina sanksionon 22 kompani amerikane për shkak të Tajvanit

Kina ka sanksionuar 12 kompani amerikane të mbrojtjes dhe 10 udhëheqës kompanish për shkak të shitjes së armëve për Tajvanin dhe në kundërpërgjigje të...

Lajme të tjera

Web TV