Disney publikoi foton e parë nga filmi i ri i “Borëbardhës” dhe polemikat janë të shumta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Borëbardha” është filmi i risjellë edhe një herë për të gjithë fëmijët e sotëm, bazuar te klasiku i njohur ‘Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët’ nga viti 1937.

Rachel Zegler dhe Gal Gadot yll. Snow White është drejtuar nga Mark Webb (The Amazing Spider-Man), ndërsa Mark Platt (The Little Mermaid) është producent.

Filmi është larg publikimit, por është vendosur që tani në qendër të polemikave. Kjo pasi fillimisht, u vendos që të hiqeshin personazhet xhuxha, duke u zëvendësur me krijesa magjike. Mirëpo, ky vendim bëri që të mërziteshin shumë aktorë xhuxh, të cilët u ndjenë të përjashtuar nga projektet e ndryshme filmike dhe televizive.

 

Disney tani ka publikuar imazhin e parë nga filmi i ardhshëm dhe duket se xhuxhat janë ende në film, por ata nuk janë aktorë të vërtetë, por personazhe të CGI (Imazhet e gjeneruara nga kompjuteri).

Jo vetëm që ata kanë publikuar imazhin e parë zyrtar nga filmi, por edhe një datë të re të publikimit, e cila tani është planifikuar për 21 Mars 2025, pothuajse një vit më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht./I.S

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV