I dinit? Vlerat ushqyese të bërthamave të hurmave të Arabisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bërthamat e hurmave të Arabisë ndihmojnë mëlçinë dhe veshkat dhe i mbrojnë ato nga toksinat.

Këto bërthama janë të dobishme edhe kundër diabetit. Ato janë të pasura me antioksidantë dhe parandalojnë dëmët e shkaktuara në ADN-në tonë, por edhe infeksionet virale. Bërthamat janë të dobishme në trajtimin e problemeve me sheqerin në gjak, diabetit dhe komplikacioneve të ngjashme.

Një studim i kohëve të fundit tregon se bërthamat kanë potencial në mbrojtjen e organizmit ndaj komplikacioneve fillestare që shfaq diabeti, të cilat prekin mëlçinë dhe veshkat.

Ato janë të pasura me proanthocianidinë që mbron mëlçinë dhe veshkat nga dëme të ndryshme. Një studim tjetër ka treguar se ekstrakti i bërthamave të hurmave të Arabisë mbron veshkat dhe mëlçinë nga toksinat dhe dëmet e substancave kimike të rrezikshme. Bërthamat janë të pasura me antioksidantë, të cilët kanë aftësi shkatërrimtare ndaj radikaleve të lira. Ato e mbrojnë organizmin ndaj dëmeve të shkaktuara nga stresi oksidues.

Një studim i fundit nxori në pah potencialin e antioksidantëve të një proteine nga bërthamat e cila mund të përdoret për të garantuar një shëndet të mirë.

Një tjetër studim tregoi se bërthamat e hurmave arabike janë të mira kundër radikaleve të lira dhe mund të konsiderohen si një burim i mirë i antioksidantëve natyralë të dobishëm në përdorimet në mjekësi dhe kozmetikë. Bërthamat e hurmave arabike janë efikase kundër viruseve patogjene që sulmojnë organizmin.

Ato janë të dobishme në trajtimin dhe parandalimin e shumë infeksioneve nga virozat. Studimet kanë treguar që ekstrakti i bërthamave në fjalë ka aftësinë të parandalojë shpërbërjen e qelizave si pasojë e baktereve./   S.M

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV