Pse u lejua Berisha në Kuvend? Bushka: Seanca e sotme ishte e rëndësishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka komentoi këtë të hënë në emisionin “Real Story” në ABC News, dhunën dhe tensionet në seancën plenare. E pyetur nga gazetari Sokol Balla, se pse u lejua Berisha me deputetët e përjashtuar të merrnin pjesë në seancë, ajo argumentoi se seanca e sotme ishte e rëndësishme dhe në bazë të rregullores së Sekretariatit, gjykuan të merrnin pjesë

Pjesë nga diskutimi

Bushka: Vendimi i sekretariatit ishte në përputhje me rregulloren dhe sepse kur afatet llogariten sipas rregullores dhe dita e fundit e një afati bie ditën e një feste zyrtare ose në një ditë të dielë, që është pushim, afati shtyhet për të nesërmen të punës që është një ditë pune zyrtarisht. Dhe vendimi ishte në përputhje me këtë parashikim të rregullores dhe dita e sotme ishte e përfshirë në ditën e përjashtimit. Megjithatë duke gjykuar se bëhej fjalë për një seancë sot ku deputetët vinin nga zonat elektorale dhe duhet të paraqisnin shqetësimet e zgjedhësve, kështu u gjykua që të lejohej që të merreshin pjesë të gjithë deputetët në këtë seancë kaq të rëndësishme, e cila për fat të keq precipitoi përsëri në akte të rënda sepse pati edhe dhunë.

Balla: Pse ishte kaq e rëndësishme seanca e sotme?

Bushka: Seancat për të paraqitur shqetësimet e zgjedhësve gjatë javës së gjelbër janë të rëndësishme, aq më tepër për qytetarët. Të gjithë mnistrat janë p[rezent në këto seanca për të dëgjuar deputetët se çfarë shqetësimesh sjellin nga qytetet apo fshatrat. Këto janë seancat më të rëndësishme ku të gjithë deputetët marrin fjalën dhe sigurisht që është gjykuar e udhës që të kishte një mundësi…

Balla: I përjashtuat për të njëjtat skena që bënë sot. Nuk mund të bëni naivët dhe t’u thoni shqiptarëve që ju për shkak të Javës së Gjelbër, mbyllët një sy dhe shkelët rregulloren apo i shkelët një sy Berishës. Problemi është se ju nuk po kuptoni se pse jeni maxhorancë. Nëse mendoni se ju votojnë juve që t’i shkelni rregullat kur të doni, ju siguroj se do ta humbni këtë maxhorancë morale të shqiptarëve se nëse u thoni shqiptarëve i përjashtuam këta deputetë sepase ishin të dhunshëm dhe ata 23 deputetët kthehen dhe bëjnë boks. Mos më thoni se nuk e pritet. E dinit se çfarë do të ndodhte. Cili është interpretimi që bëni që i lejoni këta deputetë pasi i dënoni për 10 ditë duke ditur shumë mirë se çfarë do të ndodhte.

Lexo edhe :  “Mund ta bëhet minierë “floriri” , historiani: Ja si ta shpëtojmë Burgun e Spaçit

Bushka: Jemi shumë të sinqertë në këtë diskutim që po bëjmë. E shpjegova arsyen dhe sa i takon pjesës së procedurave të kuvendit janë respektuar. Sigurisht që kur gjykohet një situatë, e cila po del jashtë kontrollit. kjo nuk mund të fajësojë maxhorancën. Sot ka pasur tensione por ne kemi arritur të zhvillojmë një seancë. Ne do ta vëmë kuvendin në shinat e ligjshmërisë. Ne nuk e shkelim rregulloren e kuvendit sepse do të duhet të shohim…Jemi në kushtet ku ne duehet të marim masat e duhura që kuvendi të vijojë normalisht. Po diskutojmë për tensionet me skenarë të paracaktuar dhe ndërkohë gjendemi ne duke u fajësuar se pse përpiqemi ta vëmë kuvendin në shinat e ligjshmërisë./I.S

Të fundit

Trump çon ushtrinë kudo ku ka trazira, kaos në Los Angeles, nisin arrestimet masive

Në Los Anxhelos shpërtheu kaosi pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtetrrethimit. Përleshje të dhunshme dhe arrestime masive...

Ç’po ndodh në Shqipëri?/Një tjetër i ri i jep fund jetës, rasti i tretë brenda pak ditësh

Një tjetër ngjarje tragjike ka tronditur juglindjen e vendit, ku një tjetër i ri ka vendosur që t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Burime...

Rita Ora shkëlqen në mbrëmjen e dedikuar grave në muzikë

Rita Ora ka tërhequr gjithë vëmendjen në mbrëmjen dedikuar grave në muzikë, organizuar nga ELLE UK në bashkëpunim me markën Fendi, që u mbajt...

Kapitalizmi grabitqar shqiptar: nga tokat e xanuna te përvetësimi pasurisë publike

Nga Shpëtim Luku  George Soros ka një përcaktim për atë lloj kapitalizmi që u ndërtuaa në Rusi në vitet 90. E quan "predatory capitalism". Dhe...

Kërkuan 2 orë pushim të premteve për punonjësit myslimanë, PS rrëzon kërkesën e PD

Mazhoranca ka kundërshtuar nismën e deputetit demokrat Lefter Gështenja, e cila synonte që ditën e premte besimtarët myslimanë të kenë 2 orë pushim për...

Lajme të tjera

Web TV