Sot do të bëjnë luftë ‘të vrarët’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Në krye do të jetë vetë Sali Berisha, deputeti më i ‘sakatuar’ në këtë jetë. Ky është edhe komandanti i vënë mbi paterica.

-Hë mo, i vrarë!-, u thonë vlonjatja atyre meshkujve që nuk ia dalin mbanë për asgjë

Për këta ‘burra’ e kam fjalën edhe unë në këtë rast. Këta ‘të vrarë’ do të mblidhen sot në Kuvend dhe aty do të qesin pushkë.

…Shiko si më ngatërrohen dialektet, sa në toskërishten e Vlorës aq edhe në gegnishten e Veriut të thellë: Një herë ‘a i vrarë’, e një herë tjetër ‘qesin pushkë’. Po, sepse në atë grupim ‘burrash’ të Kuvendit është miksuar trimëria e ligë e trevave.

23 deputetë të përjashtuar nga seancat Parlamentare, që do të thotë ‘të vrarë’, janë betuar se sot në ora 17.00 do t’i venë flakën sallës së Kuvendit.

Herën e kaluar e pushtuan sallën e Kuvendit, por nuk i vunë flakën. U pëlqyen karriget dhe kolltuqet e Kuvendit; i zunë për vete, vunë të pasmet mbi karrige ministrash dhe thërritën ‘tani jam vetë perandor!’…, dhe u hutuan me kaq. Dikush edhe e theu karrigen e ministrit; ky ‘dikush’ ishte më pesimist s’mund ta arrinte një ditë atë ndenjëse të butë…

Por sidoqoftë, kryen një krim. Krim është sot t’i japësh shoqërisë shtetërore fytyrën e egër të disa tipave që vijnë çalë- çalë të plagosur nëpër luftëra kundër lirisë dhe ligjit.

Të gjithë ata që një javë më parë bllokuan punimet e Legjislativit të Shtetit, të gjithë janë ‘a të vrarë!’ nëpër luftëra.

Ata kanë lëshuar kushtrimin ‘kush ka një pikë urrejtje ‘për ata’ e kush ka një dashuri për ‘komandatin tonë’, të sulet sot drejt sallës së Legjislativit. Në krye do të jetë vetë Sali Berisha, deputeti më i ‘sakatuar’ në këtë jetë. Ky është edhe komandanti i vënë mbi paterica.

Lexo edhe :  'Guximi' i tepruar i Vangjel Dules për të 'shqetësuar' Berishën

Ky e ka djegur disa herë, që nga viti 1991, si sallën Parlamentit, aq edhe vetë Shqipërinë. Tani po mbledh kockat për të dhënë llogari para Drejtësisë…

Ka përdorur pushtetin e lartë për të vrarë njerëz me qëllim që të pasuronte familjen dhe veten, dhe pas kësaj pasurinë e grabitur vendit e ka përdorur për të mbajtur pushtetin. Tani po kërkon ‘vrimë’ domethënë, sallë Kuvendi ku të futet me qëllim që të mos i dorëzohet Drejtësisë.

Nuk u vijnë para syve filmat me luftë, si atëherë edhe sot, kur ‘heroi’ mbetet i plagosur në ca rrëza?…

Sali Berisha, luftëtari i paepur kundër interesave të vendit, tanimë është në fund. ‘A i vrarë, ku po shkon?’, do të thoshte labja.  Miqtë e tij të aktit të grabitjes  herë kthehen për të marrë në mbrojtje ‘heroin’, herë i largohen si ‘të ndershëm’.

Të gjithë janë të plagosur nga Drejtësia e re kundër Krimit dhe Korrupsionit. Njëri ka kërcënuar shtetin për të dorëzuar pasurinë e shtetit te Albi, tjetri ka firmosur në dobi të Xenit, të gjithë së bashku kanë shërbyer si anëtarë të Organizatës Kriminale të lidhur me familjen Berisha.

Herë i afrohen, herë i largohen komandantit. Po të mos ishte ‘i vrarë’ Berisha, të gjithë do t’i hynin nën nofulla, si edhe deri tani.

Ai tani nuk është më, ai po ha veten pak nga pak… Megjithatë janë betuar se sot, në ora 17.00, do të bëjnë luftë.

-Po le të vijnë e ta bëjnë fora ‘të vrarët!’,- këtë thirrje ka bërë maxhoranca e Parlamentit./  S.M

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV