“Nëntori sjell vjeshtën”/ Sinoptikanja: Priten stuhi, ja dita që do të jetë problematike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se pritet që duke filluar nga dita e nesërme dhe deri të dielën e kësaj jave, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme që do të sjellin vranësira, lagështirë të lartë dhe reshje shiu.

Lajda Porja: Vetëm dita e sotme do të jetë kështu, vetëm sot do të jenë vranësira të lehta, një ditë e ngrohtë, temperatura 25 apo 26 gradë.

Duke filluar që nga nesër, rreth orës së mesditës, 12 apo 1, fillojnë reshjet e para në veri, veri-perëndim. Ndërkohë pritet që reshjet të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë javës. Pra, që nga e marta dhe deri të dielën, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme duke sjellë vranësira, lagështirë të lartë, reshje shiu.

Megjithatë, reshje të denduara shiu do të ketë dita e premte, e shtunë dhe e dielë, ku do të ketë herë pas here shira me intensitet të lartë.

Do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore. Jugu, do të marrë reshje më të pakëta, megjithatë, pjesa e dytë e javës do të jetë shumë më keq se e para. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të kenë prezencë të reshjeve, por nuk do të jenë problematike.

Parashikohet që nga dita e nesërme, do të ketë rënie të temperaturave, por jo shumë e ndjeshme. E mërkura sjell rënie të temperaturave, duke bërë që nga e mërkura e deri ditën e dielë të ketë rënie të tyre, rreth vlerës jo më shumë se 20 gradë.

Nëntori do të futet me tipare tipike të vjeshtës, me reshje, do të jetë freskët dhe mbeten prezente reshjet pothuajse gjatë gjithë javës.

Lexo edhe :  "Ul kokën para meje, se të njoh mirë kush je"/ Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL

Parashikohet që problematike të jenë stuhitë e erës, duke filluar që nga dita e enjte, përfshirë edhe fundjavën, mbetet që një erë që do të jetë e fortë duke sjellë dallgëzim dhe probleme në trafikun detar./  S.M

Të fundit

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në...

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në...

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Banka e Shqipërisë ul në 2.5 normën bazë të interesit për lekun nga 2.75 për qind që ishte. Për herë të fundit norma bazë...

Presidenti i La Ligas: Do luftoj që Botërori të mos luhet më

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka shprehur sërish kundërshtimin e tij të hapur ndaj Kupës së Botës për Klube, duke deklaruar se do...

Si të përfitohen 2 pensione? Drejtuesi i ISSH shpjegon përfitimet për emigrantët në Itali

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen e pensioneve, janë specifikuar edhe dokumentet që qytetarët shqiptarë në Itali dhe anasjelltas duhet të përgatisin. Nga...

Lajme të tjera

Web TV