Rishikimi i buxhetit vjetor/ Nga rindërtimi deri tek bujqësia, ja kush përfiton më shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot rishikimin e buxhetit të shtetit të këtij viti, i cili parashikon rritjen e të ardhurave me 7.5 miliardë lekë, si dhe planifikon të rishpërndahen 45.8 miliardë lekëve me fokus përshpejtimin e projekteve me ecuri pozitive

Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot rishikimin e buxhetit të shtetit të këtij viti, i cili parashikon rritjen e të ardhurave me 7.5 miliardë lekë, si dhe planifikon të rishpërndahen 45.8 miliardë lekëve me fokus përshpejtimin e projekteve me ecuri pozitive.

“Rishikimi i parë i buxhetit për vitin 2023, të cilin Qeveria miratoi përmes këtij Akti Normativ, ka në fokusin e tij rritjen e eficiencës së përdorimit të fondeve publike, nëpërmjet rialokimit të kursimeve dhe të ardhurave shtesë drejt projekteve me ecuri pozitive, duke siguruar realizimin e objektivave makroekonomikë e fiskalë të përcaktuara në planin e miratuar të buxhetit fillestar 2023”, u shpreh ministri i Financave Ervin Mete.

Ky rishikim në rritje i të ardhurave sipas ministrit Mete, vjen si pasojë e ecurisë pozitive që ka pasur ekonomia këtë vit.

 “Ekonomia ka pasur një ecuri pozitive dhe së fundmi kemi rishikuar për sipër projeksionet për rritjen reale të këtij viti, në 3.7%, nga 2.6% që ishte parashikimi fillestar. Edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rishikuar në rritje parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti. Sektorët që kanë udhëhequr rritjen ekonomike kanë qënë turizmi dhe ndërtimi, mbështetur nga rritja e kërkesës së brendshme. Në gjysmën e parë të vitit 2023, punësimi vijoi të forcohet, duke u rritur me 2.7% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që, shkalla e papunësisë vijoi tendencën rënëse të viteve të fundit, duke zbritur në 10.7%, një nga shifrat më të ulëta historike”, tha ministri.

Ministri ka folur me shifra edhe për shpenzimet, ku u theksua se një pjesë e shpenzimeve nuk janë realizuar për shkak se kanë ngecur projektet me financim të huaj.

“Shpenzimet publike gjatë 2023 janë karakterizuar nga kursime të larta, si pasojë e situatës së përmirësuar energjitike, shpenzimeve më të ulëta për interesa, dhe ecurisë në disa projekte investimesh publike, sidomos me financim të huaj, të cilat për shkak të vonesave kryesisht procedurale nuk kanë arritur disbursimet e planifikuara. Ndërkohë, zbatimi i projekteve të brendshme, në veçanti procesi i Rindërtimit synohet të përshpejtohet më tej përmes rialokimit të fondeve shtesë të propozuara në këtë akt normativ”, pohoi Mete.

Lexo edhe :  Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Fondet që do të rishpërndahen do të shkojnë në sektorë si rindërtimi, ujësjellësit, rrugët, bujqësia, policia e shtetit, etj.

Fondin e Rindërtimit që rritet në masën +12 miliardë lekë, me qëllim plotësimin e nevojave për financimin e projekteve në vazhdim, qe aktualisht zbatohen nga bashkitë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kjo shtesë siguron financimin e plotë të punimeve të kryera deri tani, si dhe punëve të pritshme për t’u realizuar deri në fund të vitit 2023.

Projektet me financim të brendshëm rriten me 13.8 miliardë lekë, kryesisht me qëllim akomodimin e detyrimeve për projektet në vazhdim të rrugëve me rreth 8.6 miliardë lekë, ujësjellësve me rreth 4.9 miliardë lekë, AKSHI-t me 2.35 miliardë lekë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit me 1.5 miliardë lekë. Fondet buxhetore për shpenzime kapitale po orientohen drejt atyre sektorëve, të cilët performojnë më mirë, natyrisht duke vlerësuar të gjithë sektorët.

Shpenzimet Korrente rriten me 10.7 miliardë lekë, ku vendin kryesor e zë mbështetja për fermerët, skema e paaftësisë, ish-të përndjekurit, policia, sistemi i burgjeve, rrugët dhe mirëmbajtja e sistemeve të AKSHI-t.

Fondi Rezervë dhe Kontigjenca është rritur 1.7 miliardë lekë, përkatësisht 300 milionë lekë fondi rezervë me qëllim garantimin e financimit të shpenzimeve të paparashikuara deri në fund të vitit 2023 dhe 1.4 miliardë lekë kontigjenca me qëllim adresimin eventual të të gjitha kërkesave të mbetura të institucioneve për mbulimin e efektit të aplikimit të pagave të reja për vitin 2023.

Fondeve për pushtetin vendor u shtohen 250 milionë lekë për pjesën e taksave të ndara që i transferohen buxhetit vendor, për shkak të realizimit të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale dhe taksës së rentës minerare në rang vendi. Gjithashtu, akordohet një shtesë prej 220 milionë lekë, në formën e transfertës së pakushtëzuar për mbulimin e shpenzimeve të veprimtarive dhe të funksioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore me vështirësi financiare./O.S

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV