Tullumbacet me oksid azoti/ Balla: Do ta ndalojmë me ligj, të mbrojmë të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë prezantimit në Komisionin e Shëndetësisë për ndryshimet në projektligjin “Për barnat dhe lëndët psikotrope”, ku kërkohet që në këtë listë të futet edhe oksidi i azotit, tha se deri tani janë dërguar dy shkresa për këtë çështje.

Ai nënvizoi se nuk po kërkohet që kjo lëndë të ndalohet të futet në Shqipëri, por të ndalohet me ligji përdorimi i tyre si lëndë psikotrope.

Me këto ndryshime ligjore pritet ndalimi me ligj i oksidit të azotit si lëndë psikotrope, një fenomen shqetësues që është përhapur sëfundmi sidomos tek të rinjtë.

“Të ulim sa të mundemi numrin e personave që bien në grackën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikotrope si një lëndë e dëmshme për shëndetin atyre që e përdorin dhe shëndetin e shoqërisë sonë.

Policia e Shtetit prej momentit të parë kur Kuvendi më ka ngarkuar detyrën si ministër më ka përcjellë shqetësimin e përdorimit nga të rinjtë të disa lëndëve psikotrope nuk përfshiheshin në listën që kemi në dispozicion, ku ndër të vlerësohet si i dëmshëm oksidi i azotit. Konfirmohet nga ekspertë si një lëndë që sjell probleme shqetësues për shëndetin, përfshirë edhe ato të natyrës neurologjike.

Policia ka bërë sekuestrimin e bombolave të dyshuara të mbushura me këtë gaz për të shmangur përdorimin e paautorizuar të kësaj lënde për qëllim përfitimi. Kemi përcjellë dy shkresa, propozime për ndryshimet në projektligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope.

Është ky shqetësim që kemi, përfshira e azotit dhe disa substanca të tjera, sugjerojmë të përfshihen në listën e lëndëve te ndaluara.

Krijohet mundësia e abuzimit, dhe rritjen e rasteve problematike, përfshirë biznese të aksesueshëm nga të rinjtë. Nuk dua që këto lëndë të ndalohet futja  e tyre në Shqipëri, por përdorimi i tyre si lëndë psikotrope të ndalohet me ligj”, tha Balla./  S.M

Të fundit

Aleanca e pazakontë e Berishës me Elvis Roshin

Nga Ylli Pata Sali Berisha dhe PD ju përgjigj yllit pesëcepësh të Edi Ramës në hapjen e fushatës me njerëzit që...

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka të plagosur me armë zjarri./ ...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Lajme të tjera

Web TV