Grupi i Rithemelimit drejt “grevës së urisë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ndodhur në një situatë të vështirë politike, me liderin e saj Sali Berisha të hetuar nga SPAK dhe të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, “Grupi i Rithemelimit” po shqyrton mundësinë për tu futur në grevë urie. Si moto kanë akuzën se Rama po vret parlamentarizmin dhe po i heq të drejtat opozitës.

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se opozita do të reagojë me çdo mjet demokratik sa herë që mazhoranca tenton t’i shkelë të drejtat e saj, duke mos hequr nga agenda edhe mbajtën e grevës së urisë. Ai tha se mazhoranca po i detyron ata të shkojnë drejt ekstremit, madje nuk e përjashtoi mundësinë se mund të hyjnë në grevë urie për të mbrojtur siç tha ai interesin e qytetarëve të ndershëm të Shqipërisë. “Të gjitha skenarët. Çdo provimi do t’i përgjigjemi me mjete demokratike. E kam thënë që përpara dy javësh se Po na nxisin drejt akëtëve ekstreme. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo akt sakrificë dhe çdo akt ekstrem. Brenda hapësirë demokratike që do gjejmë për t’u vetëmbrojtur deputetë e opozitës. Nuk jemi të gatshëm që mandatin e fituar me sakrificë t’ia dhurojmë Edi Ramës edhe kukullave të tij në Kuvendin e Shqipërisë. I kemi fituar me votë të ndershme të shqiptarëve dhe do jemi në atë sallë për të mbrojtur interesat e qytetarëve të thjeshtë. Ne jemi aty për të mbrojtur interesin publik me çdo mjet”, tha ai.

Sipas Bardhit, nëse mazhoranca nuk i respekton të drejtat e opozitës, ata do t’u përgjigjen me të njëjtën monedhë duke shtuar se nuk do t’i lejojnë të kryejnë punën e tyre. “Ne kemi thënë se për sa kohë nuk na lejojnë të bëjmë punën tonë, as ne nuk do t’i lejojmë të bëjnë punën e tyre. Mjaft është mjaft. Opozita nuk mund të asgjësohet në Parlament, opozita është element i domosdoshëm në shoqëri demokratike”, shtoi ai. I pyetur nëse akti i djeshëm i opozitës ishte akti me demokratik i mundshëm, Bardhi u shpreh se ata e kanë bërë publik qëndrimin e tyre, se nuk do të ketë funksionim normal të parlamentit, sa kohë opozita pengohet të përmbushë misionin e saj. “Unë gjykoj që sa kohë ne e kemi bërë publik qëndrimin tonë, që nuk do të ketë funksionim normal të aktivitetit të parlamentit, sa kohë ne pengohemi të përmbushim misioni tonë, unë gjykoj që seanca e djeshme ishte e  provokuar. T’i mohosh të drejtat kushtetuese opozitës, do të presësh sjelle dhe akte në vetëmbrojtje nga ana e opozitës.

Lexo edhe :  Votat preferenciale në Tiranë/ Cilët janë deputetët që ngelin jashtë Kuvendit

E paimagjinueshme  që Shqipëria një vend anëtar i NATO-s dhe që inspirin të integrohet në BE, të diskutohen të drejtat themelore të opozitës. Kemi ezauruar çdo rrugë institucionale për të gjetur të drejtën tonë” tha Bardhi. Më pas ai konfirmoi se deputetët e opozitës për të cilën është marrë vendim për t’u përjashtuar do të jenë prezent në mbledhjen e Komisionit të Etikës edhe pse u lajmëruan një orë para. “Nëse mendojnë që do të shuajnë të drejtat opozitës, duke vendosur përjashtimin arbitrat të deputeteëve, e kanë menduar gabim. Deputetët do të jenë në mbledhje. Ndryshe nga hera tjetër ku u përjashtuam pa u njoftuar, këtë herë na kanë njoftuar një orë parë. Por për sa kohë rastisi që ishim në mbledhje të grupit kemi marrë vendim që do të shkojmë në mbledhje” shtoi ai.

 

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik gjatë rinumërimit të një kutie të Diasporës. Ja arsyeja

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës ka sjellë tensione në ambientet e Parkut...

“Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e mundur, e sjell vetëm unë

Pavarësisht se negociatat e shumë trumbetuara të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll dështuan të prodhonin ndonjë rezultat, presidenti amerikan Donald Trump beson...

Zgjedhjet/ Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet!

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë...

SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes së një reality show, ku...

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Në një prononcim...

Lajme të tjera

Web TV