A do t’i bashkoheni Berishës në grevën e urisë? Ja si përgjigjet nënkryetari i PL-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, i ftuar në “Tirana Live” duke komentuar situatën politike dhe përplasjet në Kuvend u shpreh se subjekti që përfaqëson është në opozitë dhe shkon në të njëjtën linjë me frontin opozitar.

“Ajo që do doja t’ju thoja është se PL është qartazi vendosur në opozitë. Kemi strategjinë tonë të të bërit opozitë,.

Jemi pjesë fronti të bashkuar opozitë. Kemi komunikim mes palëve për të realizuar objektivat e opozitës. Gjykojmë se kemi dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në denoncimin e skandaleve.

Aksioni ynë opozitar është i orientuar qartazi në disa drejtime, por sigurisht që edhe parlamenti është i rëndësishëm, edhe në Parlament po bëhet opozitë, Jemi në mbështetje të frontit të bashkuar opozitar”, shtoi Braimllari.

I pyetur nëse Partia e Lirisë do t’i bashkohet skenarit të përfolur të grupimit të Foltores për grevë urie, Braimllari u shpreh sa vijon:

“Ne do jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me frontin e bashkuar opozitar dhe do jemi në një linjë me aksionit opozitar, kjo është e qartë. Kur të shpaloset do merret vendimi për këtë punë.

Do merret një vendim, por ne jemi të bashkuar në këtë drejtim, sepse na bashkon shkelja e ligjit dhe shkelja e kushtetutës”, tha ai.

Gjatë intervistës me gazetaren Elisa Gjerani, numri dy i PL-së u pyet edhe për çështjet që ka nën hetim SPAK.

Ai u shpreh se Partia e Lirisë nuk i shmanget drejtësisë, madje ftoi institucionet e drejtësisë të marrin në pyetje cilindo zyrtar të PL. Sipas tij, PL-ja ka në ADN-në e vet politike paraqitjen përballë çdo organi të drejtësisë në vend, pasi siç tha ai nuk kanë asgjë për të fshehur.

Lexo edhe :  Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

“SPAK apo çfarëdo lloj institucioni të hetojë këdo dhe kë ka dëshirë nga zyrtarë e PL. Ne jemi të bindur se kemi zbatuar ligjin dhe nuk kemi asnjë merak. Ka qenë është dhe do të jetë në ADN e kësaj partie, paraqitja përballë çdo organi, i kapur ose jo i kapur. Ne nuk kemi frikë të paraqitemi”,  tha ai./  S.M

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV