Angelina Jolie kritikon Izraelin/ Po e ktheni në një varr masiv një popull pa mbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Angelina Jolie kritikoi Izraelin për bombardimet në Rripin e Gazës. Në postimin e saj në Instagram, Angelina Jolie shprehet se Gaza ka qenë një burg për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi një varr masiv.

Angelina Jolie në postimin e saj tregon se si miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra dhe familje po ndëshkohen kolektivisht, ndërsa u privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare.

“Ky është bombardim i qëllimshëm i një popullate të bllokuar pa ku të shpëtojë. Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet shpejt një varr masiv. 40% e të vdekurve janë fëmijë të pafajshëm.

Po vriten familje të tëra. Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra, familje që dënohen kolektivisht, privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar.

Duke refuzuar thirrjen për një armëpushim humanitar dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që ta imponojë atë nga të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”.

Angelina Jolie iu referua edhe “valëve” të refugjatëve, pasi ka kaluar më shumë se 20 vjet në Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët.

Jolie përfaqësoi UNHCR-në si Ambasadore e Vullnetit të Mirë nga viti 2001 deri në 2012 dhe më pas si e dërguar speciale nga 2012 në 2022./ O.S

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV