Klienti që iku pa paguar, dërgon pas 15 vjetësh paratë dhe letrën e ndjesës në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithë aktin e pamenduar të klientit kur ishte i ri, pronarët e restorantit tashmë i ofrojnë një gotë verë falas.

Një klient që dikur kishte pirë pa paguar në një bar në Itali, ka habitur të zotët duke u kujtuar ta bënte 15 vjet më vonë.

Stafi i Simposio Bar në Trente në Italinë qendrore u cuditen kur hapën një letër anonime nga ‘pijetari’ i përfshirë nga ndjenja e fajit, ku kishte dhe 30 euro para të thata.

Klienti i dikurshëm shkruante se ishte i turpëruar nga ajo që kishte bërë dhe i vinte zor të kthehej në atë prej kohës së ngjarjes.

Menaxheri Andrea Bosisio kishte postuar letrën në rrjetet socuiale si një frymëzim ndërgjegjësimi, për ndonjë tjetër që mendonte të bënte gjëra të ngjashme.

Letra shkruante: “Një të shtunë mbrëmje 15 vjet më parë erdha në restorantin tuaj dhe me disa shokë pimë disa gota verë. Dhe për zbavitje u larguam pa paguar. Unë bëra gabim me ju dhe ne u kthyem në vjedhës, prandaj nuk kam shkelur më kurrë në barin tuaj megjithëse banoj në zonë”.

“Sot dëshiroj të kërkoj falje dhe të kompensoj atë që kam bërë. Po vendos këtu katërfishin e shumës që shpenzuam asokohe për të riparuar gabimin. Tani do të mund të rikthehem në dyqanin tuaj me kokën lart”.

Andrea tha se ishte i shokuar nga gjesti: “Një person që kthen paratë dhe kërkon ndjesë pas 15 vjetësh. Qenke i mrekullueshëm”.

“Nuk është për paratë por sigurisht për gjestin. Kam 18 vjet me këtë punë dhe kjo është nga ditët më të bukura që kam punuar. Falemnderit, falemnderit shumë”.

“Të presim me krahë hapur për një gotë verë dhe falemnderit.”

Lexo edhe :  A mundet Evropa të kalojë në një "mendësi të kohës së luftës"?

Zhvillimi vjen teksa këtë muaj një pronar restoranti në Itali mbeti i shtangur kur një çift u largua pa paguar plotësisht banketin e martesës së tyre prej 9000 euro.

Moreno Priorietti e Andrae Svenja – u martuan në gusht në Frosinone në jug të Romës, por kishin probleme me faturat e dasmës se tyre Rome, ndërsa pronari i restorantit Enzo Fabrizi tha se pas shumë javësh arriti të merrte paratë e tij pasi kontaktoi policinë./I.S

Të fundit

Festat/ Këshilla për ata që vuajnë nga depresioni dhe bipolariteti

Për shumë njerëz, festat e fundvitit janë koha më e bukur, por jo për të gjithë. Për njerëzit që...

Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Karaburunit

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. Në video shihen grupet e turistëve që kanë zgjedhur këtë...

Dyndje në kufi për festat/ Në Morinë janë të shumtë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe..

Këto ditë të fundvitit Pika e Kalimit Kufitarë në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizje. Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë...

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk, këndon në shqip

Morena Taraku së fundmi është bërë pjesë e një seriali turk, ku dhe këndon në gjuhën shqipe. Artistja interpreton rolin e këngëtares në “Kizilcik Serbeti”,...

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, në 8 ditë hynë 25,477 udhëtarë

Nëpërmjet Portit të Durrësit nga data 20 dhjetor dhe deri sot kanë hyrë në vendin tonë 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Ata janë kryesisht shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV