Kuvendi në kaos/ Berisha flet nga foltorja: Kjo që shikoni është grevë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes kaosit në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga foltorja duke thënë nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës për komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore, opozita nuk do të tërhiqet.

Ish-kryeministri u shppreh se ajo që po ndodh sot në Kuvend është grevë.

“Tani mund të ikni sepse ne do të vazhdojmë. Kjo që shikoni është grevë”, tha Berisha ndër të tjera.

“Kanë siguruar mandatet me banda, të cilët të tmerruar nga komisionet hetimore për të zbuluar të gjitha vjedhjet, të gjitha lidhjet e tyre me krimin. Kjo nuk është çështje midis deputetëve, por është një çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe Edi Ramës.

Ne jemi këtu; o e kthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për anëtarët e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Ka muaj që kjo bandë pas meje mban në sirtar ligjin për minimumin jetik.

Atë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Ndaj nuk lejojnë komisionet hetimore, nuk lejojnë ligjin për minimumin jetik. De fakto kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës.

Garantoj edhe socialistët që këto ligje janë në të mirë të shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta të përzgjedhin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet e fundit të diktaturës. O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka”, tha Berisha/   S.M

Të fundit

Zjarret “rrethojnë” Turqinë, gjendje e rëndë në Greqi dhe Bullgari

Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave...

Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ushqime në Rripin e Gazës

Spanja tha të hënën se do të hidhte nga ajri 12 ton ushqime në Gaza këtë javë, ndërsa uria kërcënon territorin palestinez pas 21...

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer, ka ndezur debat me deklaratat...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Lajme të tjera

Web TV