Tre mënyra për të larguar stresin në pak minuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse e lini stresin të vazhdojë gjatë, ai mund të ketë efekte që çojnë deri në humbje kujtese, thonë ekspertet. Ata sugjerojnë disa ushtrime që secili mund t’i bëjë me veten, për t’u larguar sadopak nga situatat që na zhysin në errësirë.

Kohëzgjatja 2 minuta

Të shtrirë ose të ulur në kolltuk, filloni të merrni frymë ngadalë, përmes hundës, në mënyrë të rregullt dhe të thellë. Përqendrohuni në gjoksin tuaj, duke e shtypur sa të mundni dhe pastaj duke çliruar sa më shumë ajër që keni thithur. Duhet përdorur diafragma dhe të ndjeni barku që shtrihet dhe ngrihet kur ju merrni frymë.

Kohëzgjatja 5 minuta

Mbyllni sytë dhe përfytyroni sikur jeni në një mjedis të qetë: jeni vetëm në një plazh pa njerëz ose në një lëndinë me lule. Merrni frymë ngadalë dhe përpiquni të mënjanoni çdo lloj mendimi për të mbetur vetëm me ndjesitë që vijnë nga mjedisi ku ju jeni zhytur: një erë e lehtë, oshëtima e dallgëve, jehona e zërit të pulëbardhave, cicërimat e zogjve, apo aroma e luleve. Mbajini gjatë këto ndjesi, ndërsa përqendroheni tek frymëmarrja, muskujt do të qetësohen.

Kohëzgjatja 10 minuta

Të shtrirë ose ulur në kolltuk, mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë. Tani përqendrohuni në ballin tuaj dhe përfytyroni se do të shkarkoni tensionin e muskujve. Përqendrohuni tek muskujt e fytyrës, duke shkarkuar tensionin e tyre. Duke vazhduar me frymëmarrjen e ngadalshme dhe të rregullt, përpiquni të çlironi tensionin muskulor të qafës, të shpatullave, të krahëve dhe të duarve. Pastaj çlironi muskujt e barkut, shpinës, pjesën poshtë barkut, kofshët dhe këmbët, derisa të arrini tek gishtat e këmbëve.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Këto janë vetëm disa ushtrime, por metodat dhe teknikat e qetësimit janë të shumta: joga, për shembull të bën të përgjegjshëm për trupin tënd dhe të shtyn në një kontroll të fizikut dhe të mendjes përmes ushtrimeve në një kompleksitet në rritje. Disa prej tyre janë të lehta për t’u kryer dhe mund të kuptohen dhe të kryhen edhe pa ndihmën e një eksperti./I.S

Të fundit

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Lajme të tjera

Web TV