Historiani britanik në podcastin e Ramës: ‘Brexit’, disfata më e madhe politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama ‘Flasim’ këtë herë ishte gazetari dhe historiani britanik Timothy Garton Ash të cilit 2 ditë më parë iu dorëzua edhe ‘’Çelësi i qytetit’’ të Tiranës.

Bashkëbisedimi mes Ramës dhe historianit britanik u bë rreth situatës ku ndodhet sot Europa dhe faktorët që e sollën këtë situatë. Duke folur për ‘Brexit’ (shkëputjen e Britanisë së Madhe nga BE), Garton Ash e cilësoi si disfatën më të madhe politike të jetës së tij.

’Për mua, Brexit-i ishte disfata më e madhe politike e jetës sime. E gjithë jeta ime është sjellë rreth Europës, unë jam një europian anglez, kështu që shkëputja e Britanisë nga Europa është tragjedi për Britaninë, por mendoj edhe për Bashkimin Europian dhe të ardhmen e Europës. Megjithatë, nuk mendoj se Brexit-i e ka prerë atë lisin e britanizmit që përshkruat. Mendoj që vazhdon të jetë aty’’- u shpreh historian.

Gjatë diskutimit, duke iu përgjigjur pyetjes së kryeministrit mbi ‘britanizimin’ dhe emigracionin, historiani tha se Britania e Madhe ka një kapacitet fantastik për të pranuar emigrantët në shoqëri, duke marrë shembulline drejtuesve aktualë të vendit, origjina e të cilëve është nga vendet aziatike.

‘’Më gjej një vend tjetër europian që ka një kryeministër hindu, një ministër të Jashtëm me ngjyrë dhe një kryetar bashkie mysliman si të Londrës. Ky është një kapacitet fantastik për të përqafuar, jo vetëm skocezët, anglezët, uellsianët dhe irlandezët, por edhe njerëz nga mbarë bota’’- u shpreh historian./   S.M

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV