I parashikoi vdekjen e parakohshme, gruaja humb jetën nga çokollata që i dha fallxhorja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hetuesit në Brazil janë të habitur nga historia e një gruaje të re që vdiq pasi hëngri një çokollatë që i dha lexuesja e pëllëmbës së dorës, pasi kishte parashikuar se “nuk i kishte mbetur shumë për të jetuar”.

“Ajo volli dhe shikimin e kishte të mjegulluar, e kishte trupin e butë … pas disa orësh vdiq,” tregonte kushërira e shtangur Bianca Cristina, për rrjetin vendas “Globo 1” mbi vdekjen e parakohshme.

Tragjedia raportohet se ndodhi më 3 gusht kur 27-vjeçarja Fernanda Silva Valoz da Cruz Pinto, ishte duke ecur në qendër të qyteti brazilian Maceió, i cili njihet për parashikueset e shumta të fatit.

Nëna e një fëmije besohet se ishte ndaluar nga një grua e moshuar që ofroi t’i lexonte pëllëmbën e dorës.

Pinto kishte pranuar dhe atëherë lexuesja e fatit i kishte thënë të resë se “nuk i kishte mbajtur shumë për të jetuar”.

Fallxhorja më pas i kishte dhënë Pinto një copë çokollatë si dhuratë. “Ëmbëlsira ishte e paketuar, dhe ajo nuk mendonte se mund të ishte e rrezikshme”, thotë kushërira e saj Cristina për mediat. “Ajo kishte qenë e uritur dhe vendosi ta hante.”

Disa orë pasi e hëngri, raportohet se Pinto kishte nisur të ndjehej keq, me simptoma si të vjella, errësim shikimi.

E ndjera kishte përshkruar gjendjen e saj në mesazhe teksti të dërguara familjarëve pasi kishte konsumuar ëmbëlsirën.

“Më rreh zemra shpejt, volla, kam një shije të çuditshme në gojë, shumë e hidhur. Jam shumë e dobët”, shkruante Pinto.

Prej problemeve të mëparshme të gastritit të vajzës, familjarët fillimisht nuk dyshuan, por më pas nisën të mendonin për takimin e saj me fallxhoren.

“Më dhanë një çokollatë në qendër. E hëngra dhe më pas nisa të ndjehem keq. Nuk më shkoi mendja për keq, ishte një grua e vjetër”, kishte shkruar e ndjera mes të tjerash në mesazhe.

Lexo edhe :  Meta vendos kufij të rinj për fëmijët në Instagram

Dhe në fakt raportet e toksikologjisë një muaj më vonë tregonin se në trupin e të ndjerës kishte sasi të konsiderueshme pesticidi ‘sulfotep’ dhe ‘terbufos’.

“Këto substanca gjenden shpesh në rastet e helmimit në Brazil pasi gjenden relativisht lehtë, megjithëse duhet të jenë të kontrolluara nga ministria e bujqësisë”, tha Thalmanny Goulart, drejtor i laboratorit të toksikologjisë./   S.M

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV