Rama flet për drejtësinë e re: E bëri PS, jo amerikanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për SPAK dhe drejtësinë e re, duke këmbëngulur se “këtë reformë e ka bërë PS dhe jo Amerika”

. Kreu i qeverisë theksoi se tashmë nuk ka individë të pandëshkueshëm, pavarësisht postit që kanë mbajtur apo mbajnë. Rama tha se pavarësisht se PS është nismëtare e kësaj reforme, nuk e ka kapur drejtësinë e re.

Prej shumë muajsh Rama ka shmangur në deklaratat e tij komentet për drejtësinë e re, por tashmë duket se politikisht e ka pasur të nevojshme të mbajë një qëndrim. Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste ka folur për reformën në drejtësi dhe aksionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Sipas Ramës, ajo çfarë është para kohët e fundit me arrestime figurash të profilit të lartë është vetëm fillimi i fundit. “Tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit.

Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka kanë filluar të shkojnë”, është shprehur kryeministri Rama.

Ai tha se në këtë luftë do të fitojë shteti dhe se kjo është rrugë pa kthim. “Nuk ka vend demokratik pa krim, zhdukja finale përfundimtare e krimit nuk është arritur në asnjë vend, por një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim.

Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja bota e nëndheshme, ata do kenë bishtat e tyre, por jo mbi dhe, por nën dhe. Mbi toka e Shqipërisë do jetë e qytetarëve”-tha Rama. Këtë deklaratë e tha kryesisht për krimin e organizuar, por mesazhet që duhet të jepte i përmblodhi në momentin kur foli për korrupsiopnin.

“Sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik.

Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta”, tha ai. Rama tha se çështjen e drejtësisë e kanë nisur që në programet e 2013, kur ata ishin në opozitë.

Lexo edhe :  Nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa paraqitet në SPAK

“Para ca ditësh po bisedoja me Fatmir Xhafën që për një kohë të gjatë ka qenë në tryezat qysh kur ishim në opozitë ku është diskutuar çështja e drejtësisë.

E solla emrin e Fatmirit këtu se ai ka një zakon të vjetër që mban shënime. Më kujtoi që ne këtë që bëmë dhe po bëjmë me reformën në drejtësi e kemi nisur jo kur unë e kam përsëritur shpesh për programin e 2013, por e kemi nisur shumë kohë më parë kur në opozitë ne i kemi propozuar qeverisë së asaj kohe një pakt kombëtar për drejtësinë. Ka qenë dokument i propozuar nga PS, në 2008”, tha ai.

Drejtësia jo nga ndërkombëtarët

Kryeministri Edi Rama nga Fieri tha se drejtësinë nuk e kanë bërë ndërkombëtarët. “Ka ardhur në pikën që nuk mban me kjo punë. Jo amerikanët, por gjithë forcat e NATO-s bashkë nuk e bënin dot këtë.

E para sepse nuk është punë e tyre, në kuptimin që nuk angazhohen hajde ta bëjmë këtë. E dyta, besojeni këtë sepse është një nga arsyet themlore për të qenë krenarë për këtë familje politike. Nëse sot pandëeshkueshmëria nuk është më mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm kjo ndodh sepse ekziston PS. Askush tjetër.

As ata që ishin, as ata që duan të jenë. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në DNA e vet sepse që nga viti 1991 në Shqipëria ka pasur dy forca, një forcë që ka shkatërruar dhe një që ka rindërtuar.

Kur dalin hoq thonë ne e bëmë golin, por nuk na e quajtën. Pra nuk është Amerika që bëri reformën në drejtësi, por është PS që bëri reformën në drejtësi dhe sigurisht”, është shprehur Edi Rama.

Në fakt qëndrimi I Ramës vjen pas nismës së fundit të Prokurorisë Speciale ku urdhëroi arrestimin e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të Sali Berishës dhe për ish-kryeministrin vendosi “detyrim paraqitje” dhe “bllokim të pasaportës për të mos udhëtuar jashtë vendit”.

Sipas SPAK ata dyshohet se kanë shkelur ligjin dhe ndikuar në privatizimin e ish-kompleksit Partizani ku përfitues bashkë me 64 pronarë të tjerë ishte edhe Malltezi. PD dhe vetë Sali Berisha e kanë konsideruar si vendim politik dhe sipas tij SPAK-u ka marrë urdhra nga Rama. I ndodhur në këtë situatë politike, dje kryeministri është kujdesur të theksojë se reform në drejtësi, përfshi edhe SPAK është nismë e PS-së, por nuk është kapur prej saj.

Të fundit

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe...

Gjeniu shqiptar, Artin Dauti: Në moshën 13 vjeç kam ndërtuar makinerinë time të parë

Artin Dauti, studenti nga Tetova, i tërhequr pas shkencës, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, tregon se që i vogël ishte i tërhequr...

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. TIRANË - Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme...

“New York Times’ reagon ndaj Berishës/ Akuzat e tij janë tërësisht gënjeshtra

Gazetari i New York Times Kenneth P. Vogel i ka hedhur poshtë akuzat e kreut të Partisë Demorkatike Sali Berisha, se kryeministri Edi Rama...

21 shkurti, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga UNESCO dhe festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi...

Lajme të tjera

Web TV