Reshjet përmirësojnë nivelin në Fierzë/ KESH blen 11.4 milionë energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e fundit të shiut kanë ndikuar në përmirësimin e nivelit të ujit në kaskadën e Drinit. Kjo situatë vjen pas një periudhe të thatë  prej  më shumë se tre muaj. Prurjet arritën ne 207 metër kub ujë në sekondë ndërsa niveli i ujit në Liqenin e Fierzës u rrit me 60 centimetra në 24 ore duke mos e kaluar kuotën e 269 metra mbi nivelin e detit kundrejt 296 metra të kuotës maksimale. Pas një ndërprerjeje thuajse 20 orë, në verilindje u rikthyen reshjet e shiut te shoqëruar me erë të fortë dhe pritet të intensifikohen në orët e pasdites dhe natës.

Në faqen zyrtare KESH  ka njoftuar se ka mbyllur procedurën për blerje energjie në vlerën e 11.4 milion eurove për të plotësuar nevojat për të gjithë muajin nëntor. Energjia është blerë me disa fasha dhe  me një çmim që varion nga 98 deri në 124 euro për megavator. Ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë një  shtrenjtim të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare për shkak të vijimit të konfliktit Rusi-Ukrainë luftës  së re Izrael-Hamas por edhe prej shtimit të kërkesës  për energji për shkak të afrimit të stinës së dimrit.

Statistikat e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike tregojnë se gjatë 8-mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet është shënuar një rritje e ndjeshme e sasisë së energjisë në raport me një vit më parë, ku për të njëjtën periudhë u prodhua rreth 4.6 mln mwh energji. Kjo situatë ka ardhur si rezultat e mirëmenaxhimit të prurjeve në kaskadë.

Kesh ka blerë shumë pak energji në krahasim me një vit më parë. Madje fondi prej 12 mld lekësh në buxhet i akorduar për energjinë u rishpërnda  për projekte të tjera./I.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV