Media polake jehonë vendit tonë: Shqipëria, Kroacia e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria është një destinacion i zgjedhur shpesh nga polakët për pushimet e tyre të verës duke përmbushur pritshmëritë e tyre.

Kjo është arsyeja edhe pse të gjithë ata turistë polakë që kanë vizituar të paktën një herë vendin tonë, shkruan e përditshmja “NaTemat”, kanë dëshirë të kthehen sërish.

Turistët shpesh tërhiqen nga natyra e bukur e Shqipërisë, plazhet e të fshehura midis shkëmbinjve ku nuk ka turizëm masiv dhe atraksionet e panumërta që janë mjaft të përballueshme.

Shqipëria ka shansin të bëhet si Kroacia duke qenë se ofron bukuri të shumta natyrore me çmime më të ulëta se ky destinacion.

Çmimi mesatar për një ditë kushton 45 euro. Kostot e produkteve ushqimore janë shumë të ngjashme me ato në Poloni dhe kostoja e jetesës është e ngjashme me Varshavën.

Përveç çmimeve Shqipëria është vendi ideal për adhuruesit e natyrës, historisë dhe fortifikimeve ushtarake. Përveç vendeve si Gjirokastra apo Syri i Kaltër, që zakonisht vizitojnë të gjithë turistët, në Shqipëri fshihen shumë xhevahire.

Në Berat, i cili quhet edhe qyteti i një mbi një dritareve, turistët do të kenë mundësinë jo vetëm të admirojnë qytetin, por edhe të qëndrojnë në majë të kodrës në një kështjellë me çmime mjaft të arsyeshme.

Për median polake qyteti ofron dy botë të ndara. Në majë të kodrës ka një atmosferë vërtet idilike dhe rurale ndërsa brenda qytetit  ka më shumë gjallëri për shkak të aktiviteteve të ndryshme.

Pak më poshtë qytetit të mbrojtur nga UNESCO ka mjaft atraksione për adhuruesit e natyrës, si Syri i Kaltër, apo burimet e nxehta të njohura si Ujërat Termale të Bënjës.

Edhe pse në Bënjë më afër sezonit mund të takosh një numër të lartë të adhuruesve të burimeve të nxehta, pamjet të lënë pa frymë dhe ja vlen të vizitohet.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ 6500 forca policore në gadishmëri për mbarëvajtjen e procesit

Durrësi, Saranda, Vlora dhe Ksamili janë destinacione të tjera që rekomandohen për ata që preferojnë turizmin bregdetar.

Shqipëria ka një potencial të madh për t’u bërë si Kroacia. Falë linjave të reja ajrore vendi është gati të presë turistë të rinj dhe shpreson të ketë një vit edhe më të suksesshëm se ai që lamë pas.

Organizata Botërore e Turizmit e renditi Shqipërinë të tretën për nga rritja e turizmit, pas Katarit dhe Arabisë Saudite./   S.M

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV