Scholz: ‘Janë duke ardhur shumë emigrantë’/ Trysnia mbledh guvernatorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë për të biseduar për mënyrat se si të merren me numrin e madh të emigrantëve, një çështje e cila është bërë telash i madh politik për qeverinë e tij.

Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët po mbushen dhe Scholz, i cili përballet me trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë janë duke ardhur”. Po ashtu, më shumë se një milion ukrainas kanë mbërritur në Gjermani prej se Rusia e nisi pushtimin e atdheut të tyre.

Në javët e fundit, Qeveria gjermane ka qenë shumë aktive, duke kaluar edhe një legjislacion i cili lehtëson dëbimin e atyre të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, për t’i ndëshkuar trafikantët dhe për t’ua mundësuar azilkërkuesve fillimin e punës sa më shpejt, si dhe vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë me Poloninë, Republikën e Çekisë dhe Zvicrën.

Scholz, nga qendra e majtë, ka biseduar për këtë çështje dy herë me liderin opozitar konservator prej se zgjedhjet shtetërore muajin e kaluar sollën rezultate të dobëta për koalicionin qeveritar trepariak, dhe rritje për partinë e ekstremit të djathtë.

Scholz përballet me trysni për rezultatet e zgjedhjeve gjatë takimit të sotëm me guvernatorët shtetërorë, të cilët kërkojnë më shumë para nga qeveria federale për ta përballuar koston e strehimit të emigrantëve.

“Por, çelësi për të mundur t’i integrojmë njerëzit më mirë është thjesht numri – ne duhet patjetër t’i japim fund emigrimit të jashtëligjshëm, në mënyrë që të jemi të drejtë ndaj integrimit të mirëfilltë të njerëzve që kërkojnë mbrojtje këtu”, tha Hendrik Wuest, guvernatori konservator i shtetit North Rhine-Westphalia, për televizionin ARD. /REL /O.S

Të fundit

Malaj vijon përplasjet me Murrizin: Të promovoi Tritan Shehu, tani e përçmon

Përplasja mes Myslym Murrizit dhe ish-ministrit të Financave të PS-së, Arben Malaj ka vijuar gjatë në rrjetet sociale ku...

Trump takohet me Putin, mungon Zelensky. Nisin protestat në mbështetje të Kievit

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet këtë të premte (15 gusht) në Alaska me homologun rus Vladimir Putin, me qëllim ndërmjetësimin e një...

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më 15 gusht, por me një...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Lajme të tjera

Web TV