U aksidentua me makinë pranë Kryeministrisë/ Balla viziton vajzën te Trauma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla vizitoi sot në spital, qytetaren e aksidentuar një ditë më parë në Tiranë nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi, i drejtuar nga një shtetas me shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit rrugor.

Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga drejtues e punonjës policie të Qarkullimit Rrugor, të cilët i uruan shërim të shpejtë, duke i dhuruar edhe një tufë me lule vajzës së aksidentuar.

Ministri u shpreh se “vajzat dhe djemtë e Policisë Rrugore të Tiranës nuk u gjendën  dot që ta parandalonin këtë, por sigurisht janë këtu sot bashkë, për të të uruar të shkuara dhe shërim të shpejtë!“

Gjatë takimit me mjekët dhe kirurgët e spitalit, Balla mori një informacion të hollësishëm rreth gjendjes së vajzës.

Ndërkaq, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në arrest autorin e ngjarjes, i cili nga të dhënat rezulton përsëritës i shpeshtë i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, duke ecur me shpejtësi edhe në zonat e banuara./    S.M

Të fundit

Rama: Një kriminel ka hedhur betonin e dynjasë për ‘fshatin e tij turistik’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga operacioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Theth, ku po...

National Geographic: Riviera Shqiptare, perfekte për një udhëtim me makinë

E shtrirë përgjatë bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë, nga qyteti i Vlorës deri në fshatin piktoresk Ksamil, Riviera Shqiptare është cilësuar nga mediat ndërkombëtare si...

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Krim në zemër të Thethit/ Rama nxjerr videon, si u hodh në kosh denoncimi i policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të Prokurores Elsa Gjeli, e cila ka vendosur të mos nisë procedim penal për një...

Lajme të tjera

Web TV