“Më premtuan bust nëse shiten 100 mijë bileta”/ Ermal Mamaqi habit me deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Producenti Ermal Mamaqi, i ftuar në “Top Story” foli për epokën e re të filmit shqiptar dhe kontributin e tij, duke sjellë filma komikë, në të cilat ka luajtur edhe si aktor protagonist.

Mamaqi tregon se është sulmuar dhe goditur për filmat e tij, ndërsa tregon se shumë nuk e kanë mbështetur, por gjithsesi shprehet se është krenar që filmat e tij janë përkrahur dhe pëlqyer nga publiku.

“Edhe janë sulmuar dhe goditur nga disa mjeshtra të kinemasë që fatkeqësisht pinë raki te Akademia e Arteve. Ajo që më pëlqen dhe jam krenar që ndodhi me filmat e mi është që jo vetëm u përkrahën nga publiku po bën diçka që u reflektua në industri. U motivuan shumë për të bërë një film independet dhe u pa një fakt të tillë që po mund të bësh lekë me filmin shqiptar”, tha aktori.

Producenti tregon edhe një histori në fillimet e tij, me kinemanë “Cineplexx”.

“Problemin më të madh e kam me drejtuesit e “Cineplexx”. Kur shkova për filmin edhe i thash që dua të gjitha sallat, kam ekipin e marketingut… më thanë ‘shiko Ermal nuk shohin shqiptarët film shqip’.

Po u thoja ‘po shiko se do jetë Elvana Gjata’. ‘Ore nuk sheh njeri film shqip, harroje’, më thanë. U thash ‘sa është filmi më i shitur nga ju ndonjëherë?’ ‘24 mijë bileta.’ Bëra llogaritë dhe 24 mijë bileta nuk nxirrnin lekët e filmit. I thash duhet patjetër që të bëj 100 mijë bileta ndryshe nuk dal me fitim. Më thanë ‘po bëre 100 mijë bileta ne do të bëjmë bustin këtu poshtë kinemasë’”, tregon Ermali.

Me shaka producenti Ledion Liço ndërhyn duke i thënë: “Përderisa nuk është bërë busti do me thënë nuk janë blerë 100 mijë bileta”.

Lexo edhe :  Besa Kokëdhima zbulon planet për dasmë: Nuk dua të më ngelë gjë peng

“Janë bërë dhe janë kaluar por nuk e mbajtën fjalën”, përgjigjet Ermali.

“Nëse e kërkon mundësinë mundësia është, që do me thënë ka shumë njerëz që presin në forma të ndryshme të financimit dhe rrinë qahen shajnë, ankohen dhe nuk bëjnë asgjë”, shprehet ai./  S.M

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV