‘Përgjimet janë kryer me autorizim’/ Beleri debat me kryepolicin e Himarës në gjyq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri është përplasur ditën e sotme në gjyq me Ermal Ajdinin, kryepolicin e Himarës.

Shkak është bërë mënyra e kryerjes së hetimeve, ku Beleri ka vijuar me pretendimet se nisja e tyre ka qenë me urdhër politik.

Ajdini është shprehur se pasi ka marrë informacione se po bliheshin votat, ka nisur hetimet dhe pas verifikimeve, informacioni ka rezultuar i vlefshëm.

Ai foli dhe për rolin e Arsen Ramës në këtë çështje, ndërsa më pas ka ndërhyrë dhe vetë Beleri i cili i ka drejtuar dhe disa pyetje.

Pjesë nga diskutimet në Gjykatë:

Ermal Ajdini: Unë në janar te 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezantuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin.

Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë për një javë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërtetë. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje. Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkëpunoj me prokurorin, për te bërë veprimet stimuluese.

Në dijeninë time ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar Arsen Ramën për të kryet të gjitha veprimet stimuluese.

Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë por më pas ata me kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë.

Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkëpunuar edhe më herët me policinë për  çështje të tjera. Nga shkurt deri në prill e kam takuar 2-3 herë.

Lexo edhe :  Ekskluzive/ Në pritje të fillimit të Koferencës së 4-t në Luxemburg

Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kam dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe në kishim përpos parave qytetarëve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në Greqi.

A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

Ermal Ajdini: Në dijeninë time po pasi është një procedurë e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së Vlorës.

Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ajdini: Në dijeninë time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kopetente.

Beleri: Kishit urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autorizuar nga prokurori.

Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ajdini: Ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e  ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mënd emrat e listës./   S.M

Të fundit

Ideale për dietë, këto tre ushqime zvogëlojnë dëshirën për ëmbëlsirat

Kur përpiqemi të mbajmë dietë ose të ushqehemi shëndetshëm, në njëfarë mënyre kjo është kur gjithmonë dëshirojmë diçka të...

Eksperimenti i çmendur në Kinë, 20 mijë persona në një pallat nga ku mund të mos dalin

Spitale, restorante, bare, parukeri: Gjithçka që i duhet dikujt, në Kinë mund të gjendet brenda një pallati të vetëm. Qianjiang “Regent” përfaqëson eksperimentin më të...

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të përhapet në krahun e majtë,...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Lajme të tjera

Web TV