Gjermania i dhuron Shqipërisë pajisjen me vlerë mbi 130 mijë Euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Federale Gjermane i dhuron pajisje bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, për ta çuar në një tjetër nivel punën e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Takimi për nënshkrimin e aktit të dhurimit u mirëprit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Karlfried Bergner, oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane, në Shqipëri, Stefan Dorbach dhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit

 

Dhurimi i këtyre pajisjeve, një tjetër tregues i besimit dhe vlerësimit të Policisë Federale Gjermane, për profesionalizmin dhe gatishmërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë tashmë kolegë dhe partnerë të denjë në operacione policore të përbashkëta, me rëndësi ndërkombëtare.

Pajisjet bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, do t’i shërbejnë kryesisht Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, por dhe Departamentit të Policisë Kriminale, që përmes fjalës së fundit të teknologjisë, të rritet forca parandaluese dhe goditëse e Policisë, ndaj trafiqeve të paligjshme, krimeve kufitare dhe lëvizjes së shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen konkrete dhe të pakursyer të Policisë gjermane, për Policinë e Shtetit, mbështetje e cila ka shënjuar fragmente të rëndësishme të zhvillimit të Policisë. Gjithashtu, siguroi Ambasadorin se pajisjet do t’iu vihen menjëherë në dispozicion, specialistëve të Policisë, në qendër dhe në qarqe, në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër krimeve kufitare dhe cilësia e shërbimit për qytetarët në hyrje/dalje.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë, në Shqipëri, vlerësoi Drejtorin e Përgjithshëm, për klimën tepër të favorshme dhe ftuese që ka krijuar për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Ambasadori theksoi se ndihet i privilegjuar të punojë dhe të shkëmbejë me punonjësit e Policisë së Shtetit, duke qenë se tashmë kapacitetet burimore, ato logjistike, infrastruktura, profesionalizmi, përgatitja dhe gatishmëria e tyre janë të njëjta me ato të kolegëve në të gjithë Europën.  /O.S

Lexo edhe :  AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

 

 

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV