Kampet për emigrantët/ Rama: Italisë “po i japim një dorë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka refuzuar kërkesën e vendeve të tjera të BE, përveç Italisë, për të sjellë në Shqipëri emigrantët.  Këtë e ka konfirmuar vetë shefi i qeverisë shqiptare, Edi Rama, gjatë një interviste për “La REPUBBLICA”.

Teksa refuzoi të jepte emrat e shteteve, të cilat kanë shfaqur të njëjtën kërkesë për pranimin e emigrantëve, Rama tha se përmes kësaj marrëveshjeje “po i japim një dorë” Italisë.

“Pikë së pari dua të nënvizoj që kemi marrë kërkesa të ngjashme dhe nga vende të tjera evropiane në këto vite, dhe kemi thënë gjithmonë jo. Nuk i them emrat se nuk është korrekte…”- tha Rama.

Po ashtu Rama është shprehur se në Shqipëri do të ndërtohet vetëm një qendër pritjeje për emigrantët dhe jo dy sikundër është lakuar shpesh në media apo në rrjetet sociale.

“Është 1 qendër, jo 2 siç thonë mediat. Është një terminal special për verifikimin e parë pranë Portit të Shëngjinit, dhe pastaj do çohen në qendrën e emigrantëve në Gjadër e cila ka vetëm 3 mijë vende”, tha Rama.

I pyetur nëse ka ndonjë interes të fshehtë për këtë marrëveshje, Rama e mohoi kategorikisht duke thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk ekziston asnjë detaj i tillë pasi edhe Italia i ka ndihmuar shqiptarët në kohë të vështira pa asnjë interes.

Më herët dje edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, socialisti Pjerin Ndreu pohoi se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët në Gjadër dhe se ata nuk do të kenë asnjë ndikim në komunitetin lezhjan.

Sipas tij emigrantët do të qëndrojnë në kamp vetëm për 28 ditë dhe nuk do të vijnë më shumë se 3 mijë persona në muaj./S.M

Të fundit

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë. Mësohet se shqiptari është gjetur i varur pranë shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV