Ku pozicionohet Shqipëria/ Vendet më të mira për punën në distancë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse punoni në distancë, ky studim mund t’ju ndihmojë të gjeni vendet më të mira se ku të punoni. Global Remote Work Index 2023 klasifikon 108 vende në bazë të asaj që ofrojnë si destinacione për punën në distancë.

Shqipëria renditet në vendin e 51. Indeksi mat katër fusha kryesore që përcaktojnë cilësinë e punës në distancë: siguria kibernetike, ekonomia, infrastruktura dhe siguria sociale – duke përfshirë edhe sigurinë nga kriminaliteti dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Global Remote Work Index 2023, i publikuar nga organizata e sigurisë NordLayer, bazohet në të dhëna nga burime të besueshme dhe të njohura, si Kombet e Bashkuara dhe World Economic Forum.

Europa kryeson në punën në distancë
Vendet e Europës së Veriut kryesojnë në Global Remote Work Index 2023. Dhjetë vendet e para të klasifikimit janë: Danimarka, Holanda, Gjermania, Spanja, Suedia, Portugalia, Estonia, Lituania, Irlanda dhe Sllovakia.

Sipas autorëve, vendet europiane përfaqësojnë pjesën më të madhe të 50% të indeksit global të punës në distancë.

Tre vendet e para në Indeksin global të punës në distancë për vitin 2023 Pikat e forta të Danimarkës për punonjësit në distancë janë cilësia e internetit, përfshirja sociale dhe sistemi shëndetësor. Në Holandë, stabiliteti ekonomik është një tjetër avantazh për punën në distancë. Kjo vjen, kryesisht, për shkak të “tërheqjes si destinacion turistik dhe përdorimit të gjerë të anglishtes” – thonë autorët.

Gjermania ofron një ekuilibër të mirë mes kostos dhe cilësisë së jetesës, ku shërbimi i internetit ka çmimin më ekonomik në botë – sipas Global Remote Work Index 2023. Vendet më të mira për punën në distancë në bazë të kritereve

Lexo edhe :  Sezoni turistik veror, Policia e Kosovës dhe Shqipërisë nisin patrullimin e përbashkët

Sllovakia kryeson në klasifikimin e 10 vendeve më të mira për punën në distancë për sigurinë kibernetike.

Ky kriter përfshin mundësinë për t’iu përgjigjur kërcënimeve dixhitale dhe nivelin e legjislacionit të sigurisë kibernetike. Në Global Remote Work Index 2023, Mbretëria e Bashkuar renditet e para për sigurinë ekonomike.

Kjo kategori përfshin koston e jetesës, aksesin në sistemin shëndetësor, lehtësinë e komunikimit dhe mundësitë e larmishme për t’u argëtuar.

Singapori është vendi më i mirë për infrastrukturat dixhitale dhe fizike, me një shërbim interneti të qëndrueshëm, të shpejtë dhe gjerësisht i disponueshëm dhe infrastruktura të sigurta, si rrugët.

Zvicra kryeson në Indeksin 2023 për sigurinë sociale, i cili merr në konsideratë sigurinë fizike dhe mbrojtjen e punonjësve në distancë./   S.M

Të fundit

Emmy Noether, gruaja më e urryer e Rajhut të Tretë

Matematikanja Emmy Noether, e persekutuar si grua hebreje në Gjermaninë naziste, formuloi teoremën që i mundësoi Ajnshtajnit të zhvillonte...

Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në...

Kontrata e mbetur e Diogo Jotas, Liverpool bën gjestin e madh për familjen

Bota e futbollit është ende e tronditur nga vdekja tragjike e Diogo Jota dhe vëllait të tij Andre Silva. Një humbje që ka prekur thellë jo vetëm...

Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës, evakuohen deputetët

Një kërcënim me bombë është raportuar këtë të shtunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës, duke detyruar evakuimin e menjëhershëm të deputetëve dhe stafit...

Të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Teksas

Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme përgjatë lumit Guadalupe në Teksas të premten, duke lënë të paktën 24 të vdekur dhe dhjetëra...

Lajme të tjera

Web TV