Kuvendi është kthyer në një sallë kaotike, me karriget e kthyera përmbys nga deputetët e opozitës.
Berisha paralajmëroi jashtë ambienteve të Kuvendit se aksioni do të vijojë dhe se beteja është pa kthim.
Teksa mbante një fjalim Live në Facebook nga ambientet e Kuvendit hodhi akuza të rënda ndaj ministrit Balla, të cilat sollën dhe një debat mes të dyve.
Ndërhyn Balla…
Berisha: Kur flas unë pusho! Pusho të thashë. Ky është hajduti, krimineli që vodhi të dhënat e TIMS, prandaj nuk lejohet komisioni parlamentar për TIMS-in. Por të jesh i bindur që komisioni do të ndërtohet./e.t