Shqipëria jashtë listës gri të pastrimit të parave/ Balluku: Proces i gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave, në të cilën kishte hyrë në shkurt të vitit 2020. Ky zhvillim u komentua nga zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Ajo u pyet edhe për amnistinë fiskale, dhe për këto çështje ministrja bëri këtë analizë të detajuar .

Pjesë nga intervista: 

 Dua të ndalem pak edhe të Moneyval, kemi dalë tashmë nga lista gri. Çdo të thotë kjo për vendin, e bën Shqipërinë më të besueshme në tregjet e huaja?

Balluku: Procesi për të dalë nga lista gri, ka qenë një proces i gjatë, për të cilën kërkohen disa faktorë duke nisur nga korniza legjislative, ku disa prej tyre kanë pësuar ndryshime, por edhe në shumë procese siç është fiskalizimi apo transparenca financiare, menaxhimi i bankave dhe shumë elementë të tjerë financiarë që ne I kemi përmbushur duke arritur kështu dhe duke ia paraqitur, FATF dhe vendimi është marrë pas një misioni të ardhur në Tiranë më 28 gusht të këtij viti, qëndruan për dy ditë, takuan gjithë faktorët kontribues sa I përket sistemit financiar dhe pasi panë ecurinë e prekshme dhe të ndjeshme vendosën që Shqipëria të dalë nga lista.

Çdo të thotë ky rezultat? Ky e vendos Shqipërinë sigurisht në një pozicion, shumë më të fortë financiar.

Ne dalim shpesh në tregun financiar për të aksesuar eurobondin, ulja e borxhit gjithashtu ka ndikuar në vendim por edhe për të na bërë ne më të besueshëm kur dalim në euro bond dhe nga ana tjetër, investitorët e huaj sot e trajtojnë një vendimmarrje për të investuar në Shqipëri, njësoj si do e trajtonin një vendimmarrje për të investuar në çdo shtet tjetër europian.

Lexo edhe :  249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për partneritetin strategjik

Pra, ditën që dolëm nga lista gri dhe ishim në Paris në delegacion atë ditë, Bullgaria dhe Kroacia u futën në listën gri. Listra gri është dinamike dhe duhet të vazhdosh të mbash ritmin dhe plotësosh kushtet dhe kriteret për të qëndruar jashtë saj.

Nëse i referohemi raportit të parafundit, evidentohej amnistia fiskale, si një nga shqetësimet, ndërkohë në raportin e fundit, nuk përmendet. A do të thotë kjo se është një kapitull I mbyllur amnistia fiskale?

Balluku: Jo, kjo nuk ka lidhje me mbylljen e kapitullit. Shqipëria çdo vendimmarrje, çdo program, çdo nismë të re e bën në përputhje të plotë me BE.

Pra, ne konsultohemi me ta, sigurisht adresojmë shqetësimet e tyre dhe proceset vijojnë në mënyrë normale. Amnisti fiskale kanë bërë edhe shumë shtete të BE, por duhet bërë sipas kornizave dhe ligjeve në fuqi për të mos afektuar tregjet.

Sepse ne sot, në pozicionet që jemi duke marrë pjesë në hapjen e tregjeve, duke qenë pjesë e bursës energjitike e CEFTA-s dhe shumë proceseve të tjera, detyrimisht me veprimet tona financiare ndikojmë edhe tregun ndërkombëtar, atë rajonal pa dyshim.

Gjithçka ka të bëjë me koordinimin e adresimin e shqetësimeve që ngrenë vendet e BE por kjo nuk do të thotë as heqje nga axhenda dhe as mbyllje të atij kapitulli./   S.M

Të fundit

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40...

Serbia e paralizuar, vazhdojnë arrestimet masive, ja kur mund të ndalojë revolta

Pasi u njoftua një bllokadë totale rrugore për deje, policia në Serbi vazhdoi arrestimin e protestuesve këtë mëngjes, raporton Nova.rs. Policia në Beograd po...

Palestine Action nuk është kërcënim për demokracinë britanike, Yvette Cooper po

George Monbiot* Askush nuk duhet t’i besohet pushtetit. Çdo qeveri do të shtypë qytetarët e saj nëse nuk sfidohet vazhdimisht dhe në mënyrë krijuese. Dhe...

Alesia Balliu shpërthen ndaj Berishës: Hoqëm një Enver, kemi një tjetër

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka kritikuar dje ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha dhe drejtimin e PD-së. Ajo e cilësoi të pritshme humbjen e...

Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Krijimi më i fundit nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës (NUDT) ka bërë bujë për ditë të tëra: një dron me...

Lajme të tjera

Web TV