1485 tërmete në 48 orë, njihuni me vendin që po përballet me ‘ferrin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, numri më i lartë në Evropë dhe mijëra lëkundje janë regjistruar që nga fundi i tetorit.

Autoritetet në Islandë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një sërë tërmetesh tronditën gadishullin Reykjanes në jugperëndim të vendit, duke rritur frikën për një shpërthim vullkanik në rajon.

“Kreu i forcës kombëtare të policisë ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për mbrojtjen civile për shkak të aktivitetit intensiv sizmik në Sundhnjukagigar, në veri të Grindavik,” tha autoriteti i mbrojtjes civile në një deklaratë.

Planet e evakuimit janë vënë në zbatim për qytetin e Grindavik, me një popullsi prej rreth 4,000 banorësh, që ndodhet tre kilometra në jug-perëndim të zonës ku u regjistrua tufa sizmike të premten.

Autoriteti i mbrojtjes civile njoftoi gjithashtu se po dërgonte varkën patrulluese Thor në Grindavik “për qëllime sigurie”.

Të enjten, Laguna Blu, një zonë turistike pranë Grindavik, e famshme për llixhat e saj gjeotermale, u mbyll si masë paraprake .

Tërmetet e së premtes në mbrëmje
Herët në mbrëmjen e së premtes dy tërmete, më i forti prej të cilëve ishte me magnitudë 5.2 sipas vlerësimeve fillestare të IMO-së, u ndjenë deri në kryeqytetin Reykjavik, rreth dyzet kilometra larg, dhe përgjatë një pjese të madhe të bregdetit jugor të vendit.

Rreth 24,000 lëkundje janë regjistruar në gadishull që nga fundi i tetorit, sipas IMO, me një “tuzë të dendur” prej pothuajse 800 tërmetesh të regjistruara midis mesnatës dhe 14:00 GMT të premten.

IMO vuri në dukje një akumulim të magmës në një thellësi prej pesë kilometrash, e cila, nëse dilte në sipërfaqe, do të shkaktonte një shpërthim vullkanik.

Që nga viti 2021, tre shpërthime kanë ndodhur në gadishullin Reykjanes, në mars 2021, gusht 2022 dhe korrik 2023, të gjitha larg infrastrukturës ose zonave të populluara.

Lexo edhe :  VIDEO / Sekretari amerikan i Mbrojtjes bëhet ‘lëmsh’, ngatërron Tiranën me Teheranin

Islanda ka 33 sisteme vullkanike aktive, numri më i lartë në Evropë.

Gjatë shpërthimit të fundit në vitin 2010, Eyjafjallajökull bllokoi qiejt evropianë dhe çoi në anulimin e 100,000 fluturimeve, me dhjetë milionë pasagjerë të bllokuar./e.t

Të fundit

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C....

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Rrëzohet palma në mes të bulevardit në Durrës, rrezikohen kalimtarët

Një palmë u rrëzua papritur në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” duke rrezikuar kalimtarë dhe drejtues mjetesh, por për fat të mirë nuk...

Presidenti Begaj në Kalabri: Arbëreshët janë rrënja, Shqipëria është trungu!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte në Kalabri, ku u takua me komunitetin arbëresh të rajonit në komunat: Andali, Marceduza, Cervicati, Mongrassano, Platacci, Santa...

Lajme të tjera

Web TV